Punimi i temës së diplomës - FINAL - PDF Flipbook

Punimi i temës së diplomës - FINAL

109 Views
79 Downloads
PDF 590,859 Bytes

Download as PDF

REPORT DMCA


UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” – GJILAN FAKULTETI JURIDIK MASTER: E-QEVERISJE

Punim diplome

Tema:

E-qeverisja dhe mbrojtja institucionale e të dhënave personale (Rast studimi: Sektori i sigurisë në Republikën e Kosovës)

Profesori: Prof. Ass. Dr. Liridon Dalipi

Gjilan, Shtator 2021

Kandidati: Bedredin Bajrami

PUNIM DIPLOME

Përmbajtja Përmbledhje (Abstrakti) ................................................................................................................................ 4 Hyrje ............................................................................................................................................................. 6 Historik i shkurtër mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe e-Qeverisjen ................................................ 9 Një historik i shkurtër i mbrojtjes së të dhënave: Si filloi gjithçka? ....................................................... 11 - I - E-qeverisja ........................................................................................................................................... 13 -II- Mbrojtja e të dhënave personale ........................................................................................................... 19 -III- Mbrojtja institucionale e të dhënave personale ................................................................................... 22 -IV- Sektori i sigurisë.................................................................................................................................. 25 IV.1.. Policia e Kosovës ............................................................................................................................ 25 IV.2 Shërbimi Korrektues i Kosovës ...................................................................................................... 31 IV.3 Forca e Sigurisë së Kosovës ........................................................................................................... 35 Përfundimi................................................................................................................................................... 38 -II- Pyetësori dhe intervista ......................................................................................................................... 39 Qëllimi .................................................................................................................................................... 40 Objektivat................................................................................................................................................ 40 Faktorët kufizues..................................................................................................................................... 40 Falënderim .................................................................................................................................................. 40 Përmbledhja ................................................................................................................................................ 41 Hipoteza, supozimet dhe metodat e hulumtimit.......................................................................................... 41 Hipoteza: ................................................................................................................................................. 41 Supozimet: .............................................................................................................................................. 41 Metodologjia: .......................................................................................................................................... 42 Analiza (statistikore) në bazë të pyetësorit ................................................................................................. 42 Analiza në bazë të intervistës ...................................................................................................................... 48 Analiza në bazë të vëzhgimit ...................................................................................................................... 49 Konkluzionet ............................................................................................................................................... 49 Rekomandimet ............................................................................................................................................ 50 Analiza SWOT ............................................................................................................................................ 51 Referencat e pyetësorit dhe intervistës........................................................................................................ 51 Shtojca: ....................................................................................................................................................... 51 Skema e Gantit ............................................................................................................................................ 58 Literatura .................................................................................................................................................... 59 2

PUNIM DIPLOME

Tabela e figurave Figura 1, Ndërveprimet në e-qeverisje ....................................................................................................... 14 Figura 2 Konferencë për media nga Policia e Kosovës ............................................................................... 29 Figura 3, Forca e Sigurisë së Kosovës .......................................................................................................... 35 Figura 4 Mosha (21-30=5, 31-40= 8, 41-50=10,51+=7)............................................................................... 43 Figura 5, Gjinia: 18 meshkuj dhe 12 femra ................................................................................................. 43 Figura 6, Arsimimi: 12-e mesme, 12-baçelor dhe 6-master ....................................................................... 44 Figura 7, A mendoni se duhet të mbrohen të dhënat personale: Po-29 dhe Jo-1 ..................................... 44 Figura 8, A i jepni të dhënat personale njerëzve që nuk i njihni: Po-2 dhe Jo-28 ....................................... 44 Figura 9, A jepni të dhënat tuaja personale institucioneve: Po-23 dhe Jo-7 .............................................. 45 Figura 10, A mendoni se ato mund të keqpërdoren: Po-11, Joi-8 dhe Nuk e di-11 ................................... 45 Figura 11, A jeni përballë me shkelje të të dhënave: Po-4, Jo-24, Nuk e di-2 ............................................ 45 Figura 12, A keni pranuar ndonjë SMS nga kompani...: Po-15 dhe Jo-15 ................................................... 46 Figura 13, Kush mendoni se bënë shkelje më të mëdha: Publike-2, Nuk e di-2 dhe Privat-26 .................. 46 Figura 14. A keni njohuri për Ligjin e Mbrojtjes së të dhënave personale: Po-24, Jo-2 dhe Nuk e di-2 ..... 46 Figura 15, A keni dëgjuar për Agjencinë për Informim dhe Privatësi: Po-13, Jo-13 dhe Nuk e di-4........... 47

Tabelat Tabela 1, Statistikat ditore të Institucioneve Korrektuese në Kosovë......................................................... 35 Tabela 2, Tabela e pyetësorëve ................................................................................................................... 43 Tabela 3, SWOT Analiza ............................................................................................................................ 51 Tabela 4, Skema e Gant-it ........................................................................................................................... 58

3

PUNIM DIPLOME

Përmbledhje (Abstrakti) Në shoqërinë e sotme, nën zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative, shumëllojshmërinë e situatave në përditshmëri, pothuajse çdo qytetari i imponohet ekspozimi i të dhënave personale. Përveç aspekteve pozitive që ka sjellë lehtësimi i komunikimit sidomos në efikasitetin e shfrytëzimit të kohës dhe zvogëlimin e shpenzimeve, këto zhvillime kanë pasur edhe ndikime negative në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Të dhënat personale janë e një rëndësie të veçantë dhe duke ditur rreziqet e shumta që ju kanoset atyre, është e pashmangshme ofrimi i një mbrojtje sa më efikase gjithnjë duke përcjellë zhvillimet në rajon e më gjerë, në këtë drejtim. Në përpjekje për të plotësuar standardet e kërkuara nga Bashkësia Evropiane, Kosova si shtet i ri, është duke u munduar për të aplikuar format më të reja të modernizimit në të gjitha sferat e jetës. Në mesin e hapave më të rëndësishëm padyshim se është “E-qeverisja” e cila sjell lehtësime në komunikim në Administratën shtetërore dhe njëkohësisht është më afër qytetarit me modernizimin e shërbimeve elektronike si në sektorin publik ashtu edhe privat duke u nisur që nga shërbimet komunale, arsimi, shëndetësia, banka, tregtia, policia, etj.. Ana pozitive e instalimit të “E-qeverisjes”, duke pasë parasysh lehtësimet që ka sjellë ajo e sidomos kursimi i kohës dhe anës materiale, nuk kontestohet nga askush, por në anën tjetër janë hapur dyert për abuzime dhe shkelje me të dhënat personale, çka paraqet një problem shumëdimensionale në vazhdimësi i cili donë përkushtim dhe investim për parandalimin e tij. Për një siguri dhe mbrojtje të mirëfilltë, rëndësi të veçantë zen vend zbatimi i masave mbrojtëse duke ngritur nivelin e kontrollit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të akteve ligjore lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, pastaj ngritja e njohurive lidhur me të dhënat personale dhe teknologjisë informative dhe komunikimit, si dhe edukimi i brezave të rinjë me futjen e lëndëve nëpër kurikulat e sistemit shkollor që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale. Mbrojtja e të dhënave personale e në veçanti ajo institucionale, për shtetin tonë është tejet e një rëndësie të veçantë për çfarëdo hapi të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian. Deri më tani janë publikuar raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore që në një mënyrë apo tjetër shprehin mangësitë që ekzistojnë në këtë fushë. Në këtë hulumtim të punimit të diplomës rëndësi e veçantë i është kushtuar perceptimeve të qytetarëve për identifikimin e nevojave të tyre lidhur me zhvillimin e njohurive të tyre në mënyrë që tu ndihmohet në shfrytëzimin e masave institucionale mbrojtëse, detyrave dhe përgjegjësive të 4

PUNIM DIPLOME

tyre për një bashkëpunim të ndërsjellët korrekt me organet kompetente dhe korospondimit të shoqërisë sonë në këtë drejtim. Fjalët kyçe: Të dhënat personale, e-qeverisja, mbrojtja institucionale, Agjencia për informim dhe privatësi, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, komisioneri. Shkurtesat: AIP (Agjencia për informim dhe privatësi, TIK (Teknologjia Informative dhe e Komunikimit), DGPR (General Data Protection Regulation - Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave), OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), PK (Policia e Kosovës), SHKK (Shërbimi Korrektues i Kosovës), ASHMPDHP (Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale), NATO (The North Atlantic Treaty Organization), FSK (Forca e Sigurisë së Kosovës), MM (Ministria e Mbrojtjes).

5

PUNIM DIPLOME

Hyrje Ndër sfidat e ndryshme të shteteve të lira e demokratike, e në mesin e tyre edhe shtetit tonë Kosovës, padyshim e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare përbën sot një nga sfidat kryesore. Përvoja negative gjatë historisë nëpër etapat e zhvillimit të shtetit nëpër regjimet e ndryshme jodemokratike na qon në ngritjen e rëndësisë së garantimit të kësaj të drejte themelore, duke ditur ndërhyrjet e shumta të aparatit të tyre të dhunshëm në çështjet apo vendimet personale dhe familjare. Detyrë primare e një shoqërie demokratike, sidomos në ditët e sotme me gjithë këtë zhvillim teknologjik e shoqëror, është dhe do të mbetet mbrojtja e të dhënave themelore në përgjithësi e sidomos mbrojtja e të dhënave personale. Mbrojtja e të dhënave personale, në veçanti ajo ligjore është në interesin publik për të gjitha organet shtetërore dhe një detyrë e pashmangshme për të gjithë shoqërinë, ku nuk duhet të mungojë përgjegjësia individuale e çdo shtetasi. Nuk do të mundej të mendohej një shoqëri demokratike pa etikën e vetëpërmbajtjes ku: jo gjithçka që është e mundur është e ligjshme. (ÇABEJ, 2013) Edhe përkundër mendimeve të ndryshme se mbrojtja e të dhënave personale nuk është e ndonjë rëndësie e cila ndikon tek ata personalisht, sot paraqiten shumë raste që kanë vërtetuar të kundërtën duke zbuluar se këto çështje na përkasin të gjithëve. Tek autoritetet publike, e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare paraqet jo vetëm detyrim negativ për të mos ndërhyrë në jetën private dhe familjare, por edhe si detyrim pozitiv shtetëror për t’i mbrojtur këto të drejta përmes organeve të tre pushteteve bazë të secilit shtet demokratik në ditët e sotme. Kur përmendet mbrojtja e kësaj të drejte themelore nga ana e organeve shtetërore, rëndësi të veçantë merr në përgjithësi nocioni i jetës private. Në përgjithësi, mbrojtja e të dhënave personale në kuadër të jetës private, më nuk është një nocion abstrakt por është një nevojë e pashmangshme në realizim e saj si një e drejtë themelore në mesin e të drejtave themelore të njeriut në një shoqëri demokratike të kohës moderne. Dhe kjo nevojë vjen duke u zgjeruar vazhdimisht jo vetëm nga sistemi vendor e ndërkombëtar i drejtësisë, por edhe nga zhvillimet në fushat e ndryshme të shoqërisë në përgjithësi, e sidomos teknologjisë informative.

6

PUNIM DIPLOME

E drejta për respektimin e jetës private, ndër të tjera, duhet t‘i sigurojë individit një hapësirë, brenda së cilës ai do të ishte i lirë të zhvillonte dhe plotësonte në mënyrë të pavarur personalitetin e tij, duke mos anashkaluar marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Mosndërhyrja në vendimet që merr vetë individi rreth mënyrës së jetesës së tij do të nënkuptonte respektimin e jetës private. Me që E-qeverisja është një sistem tradicional i bazuar në letër për përmisimin e qeverisjes duke implementuar TIK (Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit) në departamentet qeveritare me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative nga ana e qeverisë. Shërbime në kohë dhe me kosto sa më të ulët. Padyshim thuhet se një qeverisje e tillë elektronike e bënë qeverinë SMART. ◦ S – Simple (e thjeshtë); ◦ M – Moral (e moralshme); ◦ A – Accessible ( e arritshme, e qasshme) dhe ◦ RT - Responsive Government (qeveri e përgjegjshme). Përmirësimi i performancës së shërbimeve publike edhe në ditë e sotme vazhdon të jetë në qendër të kërkimit dhe politikave të administrimit publik. Objektivat kryesore të nismave të qeverisë në fushën e e-Qeverisjes po realizohen edhe në Kosovë. Ato kanë për synim, që qytetarët të marrin më lehtë shërbime dhe të ndër veprojnë me qeverinë, të përmisojnë efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisjes dhe të shtojnë llogaridhënien e qeverisë për qytetarët. (Shabani, 2015, p. 03). Pasi që E-qeverisja si qeverisje elektronike ka të bëjë me implementimin e TIK-ut, duke ofruar shërbime të ndryshme që nuk mundë të bëhen pa futjen dhe përpunimin e të dhënave, që nga ato personale, të dhënat shëndetësore, të dhënat për të punësuarit e të papunësuarit, pensionerëve, asistuesve social, të dhënat nga proceset gjyqësore, të dhënat nga institucionet e sigurisë, arsimit, librave amëz, e shumë të dhëna të natyrave të ndryshme, për dhënien e informacioneve si dhe përpilimin e raporteve të ndryshme, e bëjnë këtë sistem të një vlere të domosdoshme. Por njëkohësisht E-qeverisja paraqet edhe një vatër ku mundë të abuzohet dhe keqpërdoren e gjithë kjo gamë e të dhënave. Andaj një pjesë bukur e mirë e qytetarëve nuk kanë besim në dhënien e të dhënave personale nëpër faqet e ndryshme të këtyre shërbimeve. E gjithë kjo konsiston në atë se E-qeverisja duhet të aplikohet konform standardeve të cilat ofrojnë siguri të informacionit, si nga ana ligjore ashtu edhe profesionale në mbrojtje të të dhënave personale. 7

PUNIM DIPLOME

Sot, duke pasur parasysh zhvillimin e vazhdueshëm të fushës së mbrojtjes së të dhënave personale, duke ditur se ajo ndjek risitë dhe zhvillimet teknologjike dhe shoqërore, lind nevoja për përmisimin e akteve ligjore, monitorim të vazhdueshëm, ngritje profesionale, trajnim të mirëfilltë të stafit si dhe ndërmarrja e fushatave për ndërgjegjësim në përgjithësi. Duhet theksuar edhe një herë se përkundër të gjitha atyre të mirave që i ka sjellë zhvillimi i teknologjisë informatike në të gjitha drejtimet e jetës, që nga komunikimi më i shpejtë e më i lehtë e deri tek automatizimi i proceseve të punës, nuk kanë munguar edhe mundësitë për ndërhyrje të paligjshme e të paautorizuara në të dhënat personale në mesin e shumë caqeve tjera të personave të pandërgjegjshëm e deri tek kriminelët të cilët kanë kryer akte të rënda kriminale deri tek ato terroriste duke abuzuar me të dhënat e personave tjerë . Kompjuteri është një nga shpikjet më të rëndësishme në fushën e industrisë në botë. Por, në të njëjtën kohë, ai është kthyer në një qëllim për të kryer shumë vepra penale si: mashtrimin, vjedhjen, falsifikimin, manipulimin me programe, nxjerrjen e paautorizuar të të dhënave, spiunazhin brenda një kohe shumë të shkurtër, e llogaritur në minuta e sekonda. Pikërisht për këtë arsye shumë vepra penale kryhen nga organizatat kriminale duke shfrytëzuar kompjuterin. (Begeja, 2004, p. 644) Për shkak se problemi i mbrojtjes se të dhënave personale kishte marrë karakter global ashtu si kriminaliteti në përgjithësi edhe atij që kishte të bënte me privatësinë, përkundër masave dhe mjeteve preventive të ndërmarra nga legjislacionet e shteteve, nuk duhet të mungojnë edhe aktivitetet e organizatave regjionale dhe atyre ndërkombëtare. Andaj, në një shoqëri moderne e demokratike, ku sundon ligji e mbrohen të drejtat e liritë e njeriut, vizioni mbetet i qartë, zhvillimi i vazhdueshëm dhe sensibilizimi i shoqërisë mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe ndikimit që kanë në privatësi.

8

PUNIM DIPLOME

Historik i shkurtër mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe eQeverisjen Mbrojtja e të dhënave është më e rëndësishme tani sesa ka qenë ndonjëherë, por nuk do të thotë se edhe në të kaluarën në vendet me një zhvillim më të lartë dhe stabilitet qeverisës nuk i është kushtuar rëndësi e veçantë çështjes së tillë. Në jetën e përditshme, që nga bankat e deri tek tregtia, nga komunikimi te argëtimi, nga arsimi te punësimi, të dhënat personale ishin kudo, dhe shqetësuese ishte se për to nuk kishte ligje dhe akte juridike të cilat i mbronin ato. Supozohet se Ligji i parë ndonjëherë për mbrojtjen e të dhënave është nxjerrë nga shteti i Suedisë dhe atë me “Akti i të Dhënave të Suedisë” i cili u miratua nga organet kompetente më 1973 dhe hyri në fuqi në vitin pasues, që i bie diku rreth 50 vjet më parë. Autoriteti Suedez për Mbrojtjen e të Dhënave e bëri të paligjshme që çdo person ose kompani të përdorë sisteme informacioni të çdo lloji për të trajtuar të dhëna personale pa licencë. Në fund të viteve 60, qytetarët e kombit progresiv Skandinav ishin bërë të shqetësuar për përdorimin në rritje dhe ruajtjen e të dhënave personale, dhe Akti i të Dhënave u krijua për të qetësuar frikën e tyre. (Deakin, 2017) Ndër vendet të cilat i kushtuan rëndësi të veçantë mbrojtjes institucionale të të dhënave personale ishte edhe Republika federale e Gjermanisë. Ligjet e para federale për mbrojtjen e të dhënave u vendosën 40 vjet më parë. Tema e mbrojtjes së të dhënave fitoi rëndësi në Republikën Federale të Gjermanisë nga mesi i viteve 1960: administratat përdornin gjithnjë e më shumë përpunimin e automatizuar të të dhënave në çështjet sociale dhe tatimore, ndër të tjera, në mënyrë që të ishin në gjendje të planifikonin më mirë zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Me mbledhjen në rritje të të dhënave të shtetit, kishte shqetësim në mesin e popullatës se shteti mund të fitonte shumë fuqi informative. Si rezultat, përpjekja për të mbrojtur privatësinë e individit u zhvillua. Në vjeshtën e vitit 1970, Hesse ishte shteti i parë federal që miratoi një ligj shtetëror për mbrojtjen e të dhënave. Me ndihmën e ligjit, ndër të tjera, të dhënat e përpunuara në mënyrë elektronike duhet të mbrohen nga hyrja e paautorizuar dhe pozicioni i një zyrtari për mbrojtjen e të dhënave duhet të krijohet si një organ i pavarur i kontrollit. Shtetet e tjera federale ndoqën shembullin e Hessen. Ligjet e mbrojtjes së të dhënave shtetërore u miratuan për të gjitha shtetet federale nga viti 1981.

9

PUNIM DIPLOME

Versioni i parë i Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave Gjermane (BDSG) u miratua në 27 Janar 1977 nën titullin "Ligji për mbrojtjen kundër keqpërdorimit të të dhënave personale gjatë përpunimit të të dhënave". (bpp: Bundescentrale fur politise Bildung, 2017) Përpunimi i të dhënave të një personi lejohej vetëm atëherë kur ai pajtohej me Ligjin Federal për mbrojtjen e të dhënëve, ku në qendër të vëmendjes ishte mbrojtja e të dhënave personale, apo ndonjë akt tjetër ligjor që e lejonte atë dhe se kur për organet publike një gjë e tillë ishte jetike. Ky ligj vazhdoi të kontribuoj në mbrojtjen e individëve nga shkeljet e të drejtave gjatë trajtimit të të dhënëve personale deri sa edhe u ndryshua në vitin 1990. Përkundër një zhvillimi global të teknologjisë informative dhe komunikimit dhe qarkullimit e ekspozimit shumë më të madhe të të dhënave personale në rrjetet globale (internet), reformimi i sistemeve të drejtësisë, gjatë decenies së fundit të shekullit të kaluar, thuajse se nuk ndodhi fare. Gjatë kësaj periudhe kohore u paraqit nevoje edhe për një riformim të qeverisjes duke përdorur pikërisht zhvillimet e vrullshme të TIK-ut, për përmisimin e efikasitetit të agjencive qeveritare dhe ofrimin e shërbimeve qeveritare. Kështu që kjo formë e qeverisjes nga ana e qeverive, e ashtuquajtur si e-Qeverisje, vazhdoi me avancim duke futur përdorimin e teknologjisë së re në kryerjen e kompleksi të ndërveprimeve në mes qeverisë, qytetarëve, punonjësve dhe bizneseve. Termi e qeverisje (e Gov) u shfaq në fund të viteve 1990. Janë përdorur edhe terma tjerë si Qeveria Elektronike, Qeveria Digjitale, Qeverisja Elektronike. Që kur u prezantua Direktiva e Mbrojtjes së të Dhënave 1995, ka pasur përparime të konsiderueshme në teknologji dhe përdorimet që organizatat mund të bëjnë për të dhënat personale janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara. Gjithashtu u bë e qartë se ekzistojnë ndryshime midis Shteteve Anëtare në lidhje me mënyrën se si ata kanë zbatuar Direktivën e Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila ka shkaktuar vështirësi të pajtueshmërisë për organizatat që vepronin në një numër juridiksionesh të ndryshme të BE-së. Për këto arsye, u vendos në një nivel të BE-së që reforma e ligjit për mbrojtjen e të dhënave ishte e nevojshme për ta bërë Evropën të përshtatshme për epokën dixhitale, për të forcuar të drejtat e qytetarëve në epokën dixhitale dhe gjithashtu për të eliminuar fragmentimin aktual në zbatim midis Shteteve Anëtare. (LK SHIELDS, 2017) Në vitin 2009, Komisioni Evropian bëri diçka për këtë. BE nxiti një konsultë publike për mbrojtjen e të dhënave, duke rezultuar në vendimin për të vepruar. Deri në vitin 2012, propozimet u botuan për një rregullore të re: GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave). 10

PUNIM DIPLOME

Pas katër vjet negociatash, Parlamenti Evropian miratoi tekstin përfundimtar të GDPR në 14 Prill 2016 dhe pritej të zbatohet në një periudhë kohore prej dy vjetësh me 25 maj 2018. GDPR tani njihet si ligj në të gjithë BE-në. Shtetet Anëtare kanë dy vjet për të siguruar që ai të jetë plotësisht i zbatueshëm në vendet e tyre deri në maj 2018. (European Data Protection Supervisor, 2018) Lufta e vitit 1998, Kosovën si shtet të ri, e la me pasoja dhe me probleme të shumta në të gjitha sferat e jetës. Pa dyshim se pjesa për të cilën ne jemi të interesuar ishte rregullimi dhe harmonizimi i legjislacionit të brendshëm në koordinim me atë ndërkombëtar, për të ofruar një mbrojtje solide të të dhënave personale në kuadër të të drejtave elementare dhe privatësisë. Në këtë drejtim Kosova, edhe pse me vonesë, ndërmerr hapat e parë konkret duke miratuar aktet e para ligjore. - Më 09 Prill 2008 miratohet Kushtetuta e Kosovës dhe me 15.06.2008 hyn në fuqi. Në Nenin 36 të aktit më të lartë shtetëror, mbrojtja e të dhënave personale garantohet si një e drejtë themelore. - Më 31.05.2010, hyn në fuqi Ligji Nr.03/L-172, Për mbrojtjen e të dhënave personale. - Agjencioni shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale (ASHMDHP) u themelua në qershor të vitit 2011, si autoriteti kryesor i shtetit me mandat për monitorimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Më vonë kjo agjenci emërtohet si Agjencia për Informim dhe Privatësi, e udhëhequr nga Komisioneri i cili përfaqëson dhe koordinon punën e saj dhe është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. - Më 25.02.2019, hyn në fuqi Ligji Nr.06/L-082 Për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili e shfuqizon ligjin e mëhershëm duke plotësuar atë.

Një historik i shkurtër i mbrojtjes së të dhënave: Si filloi gjithçka? Një vështrim prapa në historinë e privatësisë së të dhënave dhe gjurmimi në pararendësit e tij të parë si origjinë më shumë se 100 vjet më parë. 1890 - Dy avokatë të Shteteve të Bashkuara, Samuel D. Warren dhe Louis Brandeis, shkruajnë të Drejtën për Privatësi, një artikull që argumenton "të drejtën për të mbetur vetëm", duke përdorur frazën si një përkufizim të privatësisë.

11

PUNIM DIPLOME

1948 - Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar, duke përfshirë të drejtën e 12të themelore, d.m.th. E Drejta e Privatësisë. 1950 - Sekuenca e të Drejtave Themelore të Konventës së BE për të Drejtat e Njeriut është ndryshuar, me nenet që shfaqen në një renditje tjetër. 1967 - Akti i Lirisë së Informacionit (FOIA) hyn në fuqi në SH.B.A. dhe u jep të gjithëve të drejtën të kërkojnë akses në dokumente nga agjencitë shtetërore. Vendet e tjera ndjekin shembullin. 1980 - OECD lëshon udhëzime për mbrojtjen e të dhënave, duke pasqyruar përdorimin në rritje të kompjuterëve për të përpunuar transaksionet e biznesit. 1981 - Këshilli i Evropës miraton Konventën për Mbrojtjen e të Dhënave (Traktati 108), duke e bërë të drejtën e privatësisë një domosdoshmëri ligjore. 1983 Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanisë arrin një vendim themelor në lidhje me gjykimin e regjistrimit. Vendimi konsiderohet një moment historik i mbrojtjes së të dhënave. 1993 - PC Brown akuzohet për veprën penale të Mbretërisë së Bashkuar për Mbrojtjen e të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar për përdorimin e të dhënave personale ose një qëllimi tjetër nga ai i përshkruar në Regjistrin e Mbrojtjes së të Dhënave - vendimi anulohet. 1995 - Direktiva Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave është krijuar, duke pasqyruar përparimet teknologjike dhe duke prezantuar terma të rinj, përfshirë përpunimin, të dhënat e ndjeshme personale dhe pëlqimin, ndër të tjera. 2002 - BE miraton Direktivën mbi Privatësinë dhe Komunikimet Elektronike. 2006 - Direktiva e BE-së për mbajtjen e të dhënave të gjeneruara ose të përpunuara në lidhje me sigurimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike në dispozicion të publikut ose të rrjeteve të komunikimeve publike është miratuar. Deklaruar i pavlefshëm nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë në 2014 për shkeljen e të drejtave themelore. 2009 - Evolucioni i Rregullores së BE-së për Komunikimet Elektronike në përgjigje të adresave të postës elektronike dhe numrave celularë që bëhen monedha kryesore në kryerjen e fushatave të marketingut dhe shitjeve. 2010 - Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse Wikileaks publikon informacione sekrete, rrjedhje të lajmeve dhe media të klasifikuara të siguruara nga burime anonime. 2013 - Komisioni Evropian miraton Rregulloren 611/2013 mbi masat e zbatueshme për njoftimin e shkeljeve të të dhënave personale sipas Direktivës 2002/58 / EC.

12

PUNIM DIPLOME

2014 - Një vendim nga Gjykata e Drejtësisë e BE zbulon se ligji evropian u jep njerëzve të drejtën të kërkojnë nga motorët e kërkimit si Google të heqin rezultatet për pyetje që përfshijnë emrin e tyre. Koncepti bëhet i njohur si "e drejta për t'u harruar". 2016 - Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) miratohet nga parlamenti i BE pas 4 vjet diskutimesh. 2018 - GDPR po zbatohet, duke zëvendësuar Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. 2018+ Menaxhimi i përgjegjshëm i të dhënave personale përmes qeverisjes së pjekur të IT, proceseve transparente dhe aplikimeve moderne. (INPLP - International Network of Privacy Law Professionals, 2018)

I. E-qeverisja Të dhënat në përgjithësi, konkretisht edhe ato personale, kanë qenë cak i sulmeve të veprimeve të shumta abuzive edhe në format klasike të kriminalitetit, por me zhvillimin e TIK-ut e sidomos në kohët e fundit edhe me praktikimin e E-qeverisjes, format e veprimeve të kundërligjshme janë shpeshtuar dhe janë avancuar. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe disa rrethana tjera, kanë bërë të mundshme që kjo dukuri të marrë hov nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët paraqesin një rrezik permanent çdo ditë e më shumë. Andaj, njëkohësisht duke përcjell zhvillimet e tjera dhe duke ec me kohën, është e logjikshme se duhet marrë masa në parandalimin e këtyre keqpërdorimeve dhe veprimeve kriminale. Institucionet tona duhet ofruar një mbrojtje të mirëfilltë duke edukuar ekspert nga kjo lëmi, duke ofruar mbrojtje ligjore me inkriminimin e veprave të reja kriminale në aktet ligjore, pastaj aktualizimin e kësaj sfere të kriminalitetit. Shkurtimisht e-Qeverisja, është përdorimi i mjeteve elektronike, për të promovuar qeverisjen e mirë. Ai nënkupton zbatimin e teknologjisë së informacionit në proceset dhe funksionet qeveritare në mënyrë që të shkaktojë një qeverisje të thjeshtë, morale, të përgjegjshme dhe transparente. Kjo përfshin aksesin dhe ofrimin e shërbimeve qeveritare, shpërndarjen e informacionit. Përmes qeverisjes elektronike, qeveria planifikon të rrisë mbulimin dhe cilësinë e informacionit dhe shërbimeve të ofruara për publikun e gjerë, duke përdorur TIK në një mënyrë të lehtë, ekonomike dhe efektive. Procesi është jashtëzakonisht i komplikuar gjë që kërkon rregullimin e duhur të harduerit, softuerit, rrjetëzimit dhe në të vërtetë ri-inxhinierimin e të gjitha proceseve për të lehtësuar shpërndarjen më të mirë të shërbimeve. 13

PUNIM DIPLOME

Përfitimet e qeverisjes elektronike: •

Korrupsioni i zvogëluar



Transparencë e lartë



Komoditet i rritur



Rritja e PBB-së (GDP)



Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e përbërësve



Ulja e kostos së përgjithshme.



Shtrirja e zgjeruar e qeverisë. (BUSINESS Jargons, n.d., p. 01)

Llojet e ndërveprimeve në qeverisjen elektronike

Figura 1, Ndërveprimet në e-qeverisje

G2G - Government to Government (Qeveri me Qeveri): Qeveria nga qeveria (G2G) përfshin ndarjen e të dhënave dhe kryerjen e shkëmbimeve elektronike midis aktorëve qeveritarë. Kur shkëmbimi i informacionit dhe shërbimeve është brenda periferisë së qeverisë, quhet si ndërveprim G2G. Kjo mund të jetë horizontale, d.m.th. midis njësive të ndryshme qeveritare dhe vertikale, d.m.th. midis njësive të qeverisjes kombëtare, shtetërore dhe lokale dhe brenda niveleve të ndryshme të njësisë. 14

PUNIM DIPLOME

G2C - Government to Citizen (Qeveria ndaj qytetarit): Qeveria nga Qytetari (G2C) përfshin iniciativa të krijuara për të lehtësuar ndërveprimin e njerëzve me qeverinë si konsumatorë të shërbimeve publike dhe si qytetarë. Këtu është krijuar një ndërfaqe midis qeverisë dhe qytetarëve, e cila u mundëson qytetarëve të kenë qasje në shumëllojshmëri të shërbimeve publike. Qytetarët kanë lirinë të ndajnë pikëpamjet dhe ankesat e tyre mbi politikat e qeverisë si dhe me pjesëmarrjen e tyre të kontribuojnë në procesin e konsultimit dhe vendimmarrjes. G2B - Government to Business (Qeveria ndaj biznesit): Qeveria në Biznes (G2B) përfshin transaksione specifike për biznesin (p.sh. pagesa, shitje dhe blerje të mallrave dhe shërbimeve) si dhe sigurime në linjë të shërbimeve të fokusuara në biznes. Në këtë rast, qeverisja elektronike ndihmon klasën e biznesit për të bashkëvepruar me qeverinë pa probleme. Ajo synon eliminimin e burokracisë, kursimin e kohës, kostos dhe krijimin e transparencës në mjedisin e biznesit, ndërkohë që bashkëvepron me qeverinë. G2E - Government to Employees (Qeveria ndaj punonjësve): Qeveria e çdo vendi është punëdhënësi më i madh dhe kështu gjithashtu merret me punonjës rregullisht, siç bëjnë punëdhënësit e tjerë. TIK ndihmon në bërjen e ndërveprimit midis qeverisë dhe punonjësve të shpejtë dhe efikas, së bashku me ngritjen e nivelit të tyre të kënaqësisë duke siguruar kushte dhe përfitime shtesë. Roli i

e-Qeverisjes në përmisimin dhe mbështetjen e të gjitha detyrave që kryhen nga

departamentet shtetërore dhe agjencitë qeveritare është i pakontestueshëm, ngase nga njëra anë i thjeshton ato kurse nga ana tjetër rrit cilësinë e punës. Nuk duhet harruar se e-qeverisja mund të jetë e mundur vetëm nëse krijohen kushtet për aplikimin e saj ngase nuk kemi të bëjmë me një proces të thjeshtë i cili mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër dhe se qeverinë e pret një punë e cila donë një planifikim më afatgjatë para se të fillojë me aplikimin e një qeverisje elektronike. Në këtë segment janë një kompleks i masave pa të cilat nuk mundë të ketë sukses një kalim nga mënyra e mëhershme e qeverisjes. Si masa që nuk duhet anashkaluar do të kishim përmendur: burimet buxhetore, infrastruktura telekomunikuese, siguria dhe mbrojtja institucionale, arsimimi i ekspertëve nga kjo fushë, promovimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, mbështetja nga departamentet qeveritare, monitorimi, etj.. 15

PUNIM DIPLOME

Në botën demokratike një rëndësi të veçantë zë vend edhe transparenca dhe për këtë përmes e-Qeverisjes, jo vetëm që shërbimet qeveritare u vihen në dispozicion qytetarëve në një mënyrë të përshtatshme, efikase, të thjeshtë por edhe janë transparente. Pastaj komunikimi me mjete elektronike u jep mundësi qytetarëve që të kenë pushtetin më afër vetes në mënyrë që të kontribuojnë në përcaktimin se cilat ligje duhet të bëhen, bile edhe në hartimin e tyre duke dhënë propozime të ndryshme konkrete. E gjithë kjo për të quar përpara proceset demokratike në vend, sidomos tek ato shtete që janë ende në fazën e tranzicionit. E-Qeverisja përcaktohet si ajo fazë e qeverisjes elektronike që ngulit demokracinë dixhitale, pjesëmarrjen online të qytetarëve dhe diskutimin publik online së bashku me aspektet e ofrimit të shërbimit publik online. (IGI Global, PUBLISHERof TIMELY KNOWLEDGE, p. 06) Mendime të shumta kanë mbështetur konstatimin se e-Qeverisja është një model i qeverisjes elektronike e cila ka evoluar në kohën e zhvillimit të TIK-ut dhe të informacionit, (shkëmbimit të të dhënave) me qëllim të një qeverisje sa më mirë duke shfrytëzuar potencialet e teknologjisë informative dhe të komunikimit në kërkim të mënyrave sa më efektive të realizimit të shumë proceseve në këtë drejtim. Qeveria e çdo vendi është prodhuesi me i madh i të dhënave dhe informacionit ( Hood, 1983). (Nebiu, 2020, p. 01) Me që tërë kohën flitet për proceset e një qeverisje më të mirë, pa dyshim se kemi të bëjmë me një proces i cili paraqet një mega burim të informacionit apo thënë më mirë, ajo edhe çka po na intereson neve më shumë, burim i të dhënave e sidomos edhe atyre personale, që nga marrja e tyre, përpunimi e ruajtja e tyre e deri tek asgjësimi i tyre. Por mos ta kuptojmë se kjo mënyrë e qeverisjes elektronike përfshinë vetëm qeverinë me departamentet e saj, e-Qeverisja është diçka shumë më e gjerë e cila në vete ngërthen një rrjet të organizatave që nga qeveritë e organizatat jofitimprurëse deri tek subjektet e sektorit privat. Është një proces dinamik që rrit nivelin e bashkëveprimeve në mes qytetarëve, punonjësve, konsumatorëve, administratës publike, sektorit privat dhe vetë qeverisë me departamentet e saj. Janë mjetet elektronike ato të cilat përdoren për të nxitur një bashkëveprim shumë më të kompletuar midis këtyre akterëve të këtyre sektorëve.

16

PUNIM DIPLOME

“Përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) për të mbështetur shërbimet e qytetarëve, administratën qeveritare, proceset demokratike dhe marrëdhëniet midis qytetarëve, shoqërisë civile, sektorit privat dhe shtetit”. (IGI Global, PUBLISHERof TIMELY KNOWLEDGE, p. 05) Është e pashmangshme të mos përsëritet se zhvillimi dhe përdorimi i TIK-ut që nga rrjetet lokale e globale si interneti , kompjuteri e deri te telefoni celular si një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe duke mundësuar ofrimin e shërbimeve dhe transaksioneve me qytetarët, bizneset në të gjitha sferat e jetës. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) jo vetëm që fuqizon qeverinë, punonjësit e saj dhe qytetarët, por njëkohësisht përfshinë gjininë femërore dhe pjesët më të dobëta të shoqërisë, duke bërë të mundshme që edhe këto shtresa të shoqërisë sonë të ndihen dhe të jenë të barabartë në çdo aspekt të jetës. Një qasje tjetër që është për tu vlerësuar është se qytetarët nuk janë vetëm marrës të shërbimeve elektronike publike por me një pjesëmarrje masive të tyre, ata në një farë mënyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në proceset e vendimmarrjes. Kontributi i qytetarëve është esencial në formimin e administratës publike falë teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Pastaj me përdorim të TIK-ut nga qeveria, shoqëria civile dhe institucionet politike janë hapur dyert për të përfshirë qytetarët në procese politike dhe për të promovuar pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në sferën publike. Zakonisht qeverisja i referohet ushtrimit të autoritetit politik, ekonomik dhe administrativ në menaxhimin e çështjeve të një vendi, duke përfshirë sqarimin e të mirave publike të qytetarëve që nga ushtrimi i të drejtave të tyre e deri tek detyrimet e tyre ligjore. Nga përshkrimi i qeverisjes në përgjithësi, nëse tërheqim një paralele, si rezultat na del se e-qeverisja mund të kuptohet si performancë e asaj qeverisjeje përmes mediumit elektronik në mënyrë që të lehtësojë një proces efikas, të shpejtë dhe transparent të shpërndarjes së informacionit për publikun dhe agjencitë e tjera, dhe për kryerjen e veprimtarive të administratës qeveritare. E-qeverisja zakonisht konsiderohet si një koncept më i gjerë sesa një qeverisje elektronike e zakonshme, pasi që ajo mund të sjellë një ndryshim në mënyrën se si qytetarët lidhen me qeveritë dhe me njëri-tjetrin. Një koncept dhe një praktikë e re, që kërkon të realizojë procese dhe struktura për shfrytëzimin e potencialit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në nivele të ndryshme

17

PUNIM DIPLOME

të qeverisjes dhe sektorit publik dhe më gjerë, për qëllime të përmirësimit të qeverisjes së mirë. (IGI Global, PUBLISHERof TIMELY KNOWLEDGE, p. 21) Të gjitha përkufizimet që janë dhënë lidhur me e-qeverisjen janë të ngjashëm dhe se lidhen më përdorimin e TIK-ut me qëllim të ngritjes së cilësisë së qeverisjes, që nga ofrimi i shërbimeve për qytetarët e deri tek një komunikim më i mirë dhe më efektiv, varësisht se për cilën sferë është lidhur përkufizimi. Kështu që qeveria elektronike mund të përkufizohet si përdorimi i TIK për të ofruar në mënyrë më efektive dhe efikase shërbimet qeveritare për qytetarët dhe bizneset. Është aplikimi i TIK në operacionet qeveritare, duke arritur qëllime publike me mjete dixhitale. Pa dyshim se e- qeverisja është e mbështetur në disa parime dhe si parim themelor i eqeverisjes është të përmirësojë funksionimin e brendshëm të sektorit publik duke ulur kostot financiare dhe kohën e transaksioneve në mënyrë që të integrojë më mirë rrjedhat e punës dhe proceset dhe të mundësojë përdorimin efektiv të burimeve në të gjithë agjencitë e ndryshme të sektorit publik që synojnë zgjidhje të qëndrueshme. Ky parim themelor është i mbështetur nga një kornizë efektive institucionale e qeverisjes elektronike, Marrë globalisht të gjitha qeveritë në botë mundë të jenë më efikase dhe produktive duke përdorur inovacionet dhe qeverisjen elektronike, të ofrojnë shërbime më të mira, t'i përgjigjen kërkesave të qytetarëve për transparencë dhe përgjegjësi, të jenë më gjithëpërfshirëse dhe kështu të rikthejnë besimin e qytetarëve në qeveritë e tyre. Qeveria elektronike është përdorur për të nënkuptuar gjithçka, nga 'shërbimet e qeverisë në internet' deri te 'shkëmbimi i informacionit dhe shërbimeve në mënyrë elektronike me qytetarë, biznese dhe krahë të tjerë të qeverisë'. (United Nations, 2020, p. 01)

18

PUNIM DIPLOME

II. Mbrojtja e të dhënave personale Mbrojtja e të dhënave personale, duke marrë parasysh zhvillimet si teknologjike dhe ato në fushat tjetra të shoqërisë, është paraqitë si nevojë urgjente se ato duhet të mbrohen në mënyrë institucionale. Njëkohësisht të gjitha procedurat: ajo e grumbullimit, e organizimit, e plotësimit, e ndryshimit, e ruajtjes, e transparencës, e regjistrimit, të definohen me ligj dhe akte normative në mënyrë që të përcaktohen të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. E gjithë kjo është bërë duke u bazuar në shtetin ligjor si dhe të drejtat e njeriut dhe lirive themelore, sidomos të drejtat për të respektuar jetën private, nevojën për të përshtat vlerat themelore për respektimin e saj dhe fluksin e lirë të informacionit ndërmjet njerëzve. Mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë është një e drejtë themelore që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Neni 36 i Kushtetutës e specifikon se privatësia dhe jeta familjare, paprekshmëria e vendbanimit, fshehtësia e korrespondencës, komunikimi me telefon dhe mjete të tjera, dhe mbrojtja e të dhënave personale janë të garantuara për secilin individ. (Evropian T. F., 2013, p. 02) Detyra në vazhdimësi i presin institucionet me kompetenca për të monitoruar, hetuar dhe sanksionuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, dhe ato do të ndiqen në qasje ndërgjegjësuese, parandaluese dhe sanksionuese. Konkretisht, për mbrojtjen institucionale të dhënave personale, në shtetin e Kosovës, të gjitha dispozitat ligjore i gjejmë më së miri në ligjin e ri Ligji Nr.06/L-082. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Qysh në Nenin 1, ku shprehet qëllimi i ligjit: Ky Ligj përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe themelon institucionin që është përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave (Kosovës K. i., 2010, p. 01), vërejmë se nuk është edhe aq e lehtë puna që është bërë në përpilimin e këtij ligji dhe njëkohësisht puna që e pret institucionin përgjegjës në këtë drejtim. Shumë qartë janë shprehur edhe kuptime me të cilat do të ndeshemi për shprehjet në këtë ligj si: të dhënat personale, që nënkuptojnë çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose që mund të identifikohet nga një numër i konsiderueshëm faktorësh për identitetin e tij fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor e shoqëror. Pastaj, përpunimi i të dhënave personale, nënkupton çdo veprim që kryhet në të dhëna personale siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, transferimi, bashkimi 19

PUNIM DIPLOME

ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi. Kontrolluesi i të dhënave është person fizik apo juridik që përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave, ose një person i caktuar me ligj që po ashtu përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit. Sipas parimeve bazë të përpunimit të të dhënave personale, ajo çka është me rëndësi është se ato të dhëna personale, duhet të përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave. Duhet të jetë i qartë qëllimi i grumbullimit të të dhënave dhe ai qëllim duhet të jetë legjitim. Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Ato ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit sipas të cilit janë grumbulluar, dhe pas arritjes së këtij qëllimi ato fshihen, shkatërrohen...përveç nëse me Ligjin për lëndët Arkivore është paraparë ndryshe. Për përpunimin e të dhënave personale zbatohet ligji vetëm kur përpunimi i të dhënave personale bëhet nga organet publike dhe private, ndërsa nuk zbatohet nëse ky përpunim i të dhënave personale është kryer për qëllime personale. Kur përpunimi i të dhënave personale është i ligjshëm? Vetëm atëherë kur plotësohen konditat të cilat janë paraparë me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, sipas të cilit: subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij; përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate të në subjektit si palë; përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e obligimit ligjor të cilit i nënshtrohet kontrolluesi; përpunimi është jetik për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave. Ndërsa kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave personale të ndjeshme, ato duhet të mbrohen në mënyrë të veçantë dhe të klasifikohen me qëllim të pengimit të qasjes dhe përdorimit të paautorizuar. Pastaj, pavarësisht nga qëllimi fillestar i grumbullimit, të dhënat personale mund të përpunohen me tutje për qëllime të kërkimeve historike, statistikore dhe shkencore. Thamë edhe në fillim se mbrojtja e të dhënave personale është e një rëndësie të veçantë dhe trajton një veprimtari e cila përfshinë në vete shumë fushëveprime e ndër to është edhe Librat Publikë (Kosovës K. i., 2010, p. 46), Neni 85. Të dhënat personale nga librat publikë, të rregulluara me ligjin përkatës, mund të përdoren vetëm në pajtim me qëllimin për të cilin janë grumbulluar ose janë përpunuar, nëse qëllimi ligjor për grumbullimin ose përpunimin e tyre është përcaktuar ose është i përcaktueshëm. Detyra e kontrolluesit të të dhënave është të evidentojë informacionet të cilat janë zbuluar, kujt, kur dhe me çfarë baze ligjore është ndërmarrë veprimi i tillë. Tek të dhënat personale të personave të vdekur ato mund të zbulohen vetëm kur marrësit janë të autorizuar 20

PUNIM DIPLOME

me ligj, trashëgimtarëve ligjorë dhe kur personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale. E një rëndësie të veçantë është po ashtu sigurimi i përpunimit të të dhënave, ngase aty përfshihen procedurat dhe masat e duhura organizative, teknike dhe logjike për mbrojtjen e shkatërrimit të paqëllimshëm ose të qëllimshëm e të paautorizuar, zbulimin, ndryshimin, qasjen ose përdorimin apo humbjen e tyre si: mbrojtja e lokaleve, e pajisjeve dhe sistemeve aplikative (softuerët), parandalimi i çfarëdo qasje të paautorizuar, sigurimi i metodave efikase për bllokim. Këto procedura dhe masa për të mbrojtur të dhënat personale duhet të jenë të përshtatshme dhe të mbahen të përditësuara. Zyrtarët, të punësuarit së bashku me kontrolluesin e të dhënave janë të obliguar të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave me të cilat kanë të bëjnë. Me një kontratë të shkruar, përpunimi i të dhënave mund të i besohet një përpunuesi brenda kufijve të autorizimeve të kontrolluesit duke mos lejuar të përpunojë të dhënat personale për qëllime tjera. Njëherit, kontrolluesi i të dhënave dhe përpunuesi i tyre duhet të kujdesen që të dhënat personale duhet të jenë të mbrojtura sipas ligjit, në çdo kohë. Në rast mosmarrëveshje përpunuesi është i obligueshëm t’i kthejë të gjitha të dhënat që ai posedon. Duhet theksuar se çdo person në kuadër të të drejtave të subjektit të të dhënave, ka të drejtë ligjore që regjistrin e sistemeve të dosjeve, që mbahen nga Agjencia, ta konsultojë dhe t’i kopjojë ose t’i transkriptojë detajet. Nuk mohohet e drejta për qasje tek të dhënat personale të ruajtura nga kontrolluesi i të dhënave. Kërkesa për një ekstrakt apo kopje të këtyre informacioneve mund të parashtrohet gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike. Me kërkesën e subjektit të të dhënave, kontrolluesi duhet të shtojë, korrigjojë apo fshijë, të dhënat personale, kur ai mund të vërtetojë se nuk janë të sakta, nuk janë grumbulluar ose përpunuar sipas ligjit. Mbulimet e shpenzimeve që kanë të bëjnë me kompletimin, korrigjimin, fshirjen, barten nga kontrolluesi i të dhënave. Edhe te publikimi i të dhënave mund të kemi kufizime dhe përjashtime, në mënyrë të veçantë mund të kufizohen me ligj: Neni 28, për arsyet të: sigurisë kombëtare, mbrojtjes kombëtare, sigurisë publike, parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale ose shkeljes së etikës për profesionet e caktuara (Kosovës K. i., 2010, p. 12). Gjithnjë, duke pasur parasysh parimet e ndryshme në botën demokratike, institucionet tona duhet të jenë të kujdesshëm që të mos i anashkalojmë ato, sidomos kur kemi të bëjmë me rritjen e 21

PUNIM DIPLOME

transparencës. Konkretisht: Parimi i transparencës kërkon që çdo informacion që i drejtohet publikut ose subjektit të të dhënave të jetë konciz, i aksesueshëm lehtësisht dhe i lehtë për t’u kuptuar dhe të përdoret gjuhë e lehtë dhe e qartë dhe përveç kësaj, sipas rastit, edhe vizualizim. (STRATEGJIA:2018-2020, 2018, p. 20)

III. Mbrojtja institucionale e të dhënave personale A është e nevojshme të Mbrohen të Dhënat Personale? Nevoja për mbrojtjen e të dhënave personale ka ardhur si rezultat i zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë informative. E thamë edhe më lartë se procesi i mbrojtjes së të dhënave personale është shumë kompleks por njëherit është edhe standard i cilësuar si mjaft i rëndësishëm si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar, implementimi i të cilit çdo ditë është duke u bërë pjesë a agjendës ditore për shumicën e vendeve demokratike. Historikisht, kur krahasojmë format tradicionale të grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave personale të cilat në përgjithësi arkivoheshin në mënyrë analoge, zhvillimi i teknologjisë së re ka transformuar pothuajse tërësisht konceptin e grumbullimit dhe ruajtjes së këtyre të dhënave. Në shoqërinë e sotme, nën zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative, shumëllojshmëria e situatave në përditshmëri pothuajse çdo qytetar obligohet që ti ekspozoj të dhënat personale. Andaj, mund të thuhet se përveç aspekteve pozitive që ka sjellë lehtësimi i komunikimit sidomos në efikasitetin e shfrytëzimit të kohës dhe zvogëlimin e shpenzimeve, këto zhvillime kanë pasur edhe ndikime negative në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Pjesa negative e këtij zhvillimi ka të bëjë sidomos me ekspozimin e të dhënave të rëndësishme private, zbulimi i të cilave mund ti dëmtojnë interesat personale të individëve apo kompanive në përgjithësi. Në dhjetor të vitit 2009, Këshilli mirëpriti Komunikimin e Komisionit ‘Kosova Përmbushja e Perspektivës së saj Evropiane’ Këshilli ftoi Komisionin për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbështetje të përparimit të Kosovës drejt BE-së, në përputhje me perspektivën Evropiane të rajonit si dhe për të raportuar mbi progresin në këtë drejtim. (Evropian K. , 2010, p. 17) Prandaj, është pothuajse e pashmangshme se edhe për Kosovën mbrojtja e të dhënave personale është tejet e rëndësishme për çfarëdo hapi të mëtutjeshëm në procesin e integrimit 22

PUNIM DIPLOME

evropian. Deri më tani janë publikuar raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore që në një mënyrë apo tjetër shprehin mangësitë që ekzistojnë në këtë fushë. Siç ishte Raporti vjetor i Progresit i Komisionit Evropian vazhdimisht ka nënvizuar se Kosova ka arritur progres tejet të kufizuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kosova ka arritur progres të kufizuar në mbrojtjen e të dhënave personale. Është miratuar një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale. Autoriteti mbikëqyrës për mbrojtje të të dhënave ende duhet të vendoset. Individët në Kosovë nuk janë mjaft të informuar për të drejtat e tyre në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Përparimi në këtë fushë është mjaft i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme (Evropian K. , 2010, p. 63). Kosova në “garë” me shtetet tjera ka ndërmarrë hapa konkret lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. Institucionet e Kosovës në këtë fushë kanë miratuar Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kanë bërë emërimin e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Por shtrohet pyetja se a duhet të ndalemi me kaq. Përgjigja është definitive: jo. Duhet në vazhdimësi të punohet në bashkëpunim sa më profesional i institucioneve tona me institucionet homologe në vendet e BE-së. Të mos mungojë angazhimi në harmonizimin e legjislacionit aktual në fuqi, që i shërben një qasjeje të re në të njëjtën frymë me institucionet homologe të Bashkimit Evropian, me rregulloren e GDPR-së. (GDPR, 2010) Në vazhdim do t’i qasemi problemit se si bëhet mbrojtja institucionale e të dhënave personale bazuar në legjislacionin në fuqi. Cekëm se ndër hapat që ka ndërmarrë shteti ynë për mbrojtjen e të dhënave personale ishte formimi i një agjencie. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të dhënave Personale e pastaj si Agjencia për Informim dhe Privatësi e cila është agjenci e pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale, me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fizikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. (Kosovës K. i., LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, 2019) Në veçanti: agjencia jep këshilla organeve publike (Kuvendit, qeverisë e organeve të pushtetit lokal) dhe private lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, vendos lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; bën inspektime e kontrolle, informon publikun; promovon të drejtat për mbrojtjen e 23

PUNIM DIPLOME

të dhënave personale. Agjencia udhëhiqet nga Komisioneri i cili përfaqëson dhe koordinon punën e saj dhe është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të këtij ligji dhe të Ligjit për qasje në dokumente publike. Është evidente të ceket e drejta legjitime e çdo personi për parashtrimin e ankesës nëse ka ardhur deri te shkelja e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo e drejtë për ankesë shtrohet pranë Agjencisë dhe mund të shtrohet gojarisht, me shkrim ose me anë të mjeteve elektronike. Po a mungon bashkëpunimi i agjencisë me organet vendore e ndërkombëtare? Jo vetëm që nuk mungon por ai është i një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në këtë kontest duhet që gjithnjë të ecim me hap sidomos me zhvillimin e rregulloreve e akteve tjera juridike ndërkombëtare ngase ne kemi qenë mbrapa në këtë drejtim. Pse e themi këtë, ngase dihet mirë se edhe vetë Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës më date 29 Prill 2010, ishte ligj i hartuar me mbështetje të ekspertëve ndërkombëtarë dhe me përfshirjen shumë të kufizuar të vendorëve si rezultat i mungesës së ekspertëve vendor në këtë fushë. Po a mundemi me ecë krahas legjislacionit ndërkombëtarë? Mendimi im është se mundemi, por duhet një përkushtim më i madh sidomos në trajnimin e stafit sa më profesional në mbrojtjen institucionale të të dhënave personale. Mbajtja e trajnime dhe seminareve do të ishte një hap konkret në këtë drejtim. Në këtë drejtim do të kisha përmendur një trajnim të mbajtur nga OSBE me prokurorët e shtetit si dhe me zyrtarët të tjerë, ku nga ana e një zyrtari nga kjo organizatë, z.Peter Weling, u theksua se qasja në të dhëna publike dhe për mbrojtjen e tyre mund të jetë me pasoja të përgjithshme, sidomos në jetën personale të individëve. Mes të tjerash, z.Weling përmendi se e vetmja fushë për të cilën prokuroria ka treguar interes të veçantë është mbrojtja e të dhënave personale. Sipas tij, e gjithë kjo duke iu falënderuar Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila po bënë përpjekje të vazhdueshme që të zgjerojë ndikimin e saj në të gjitha fushat, në institucionet publike dhe atyre private. (Kosovës P. e., Trajnim mbi mbrojtjen e të dhënave personale me prokurorët e shtetit, 2015)

Ligji për mbrojtjen e të dhënave u plotësua dhe hyri në fuqi më 25.02.2019, në gazetën zyrtare. Dhe kjo erdhi si rrjedhojë e përkushtimit të institucioneve në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. Mundë të flasim shumë më gjerë për të gjithë procedurën ligjore për të ruajtjen e të dhënave personale e sidomos asaj institucionale si për: transferimin e të dhënave (sidomos transferimi i të dhënave personale tek shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtarë); 24

PUNIM DIPLOME

mbrojtja e fshehtësisë; të drejtat dhe mbikëqyrja (marketingu i drejtpërdrejtë); e drejta për kundërshtim, vëzhgimi me kamerë; përdorimi i karakteristikave biometrike në sektorin publik; regjistrimi (regjistrimet e hyrjes dhe daljes nga ndërtesat); ndërlidhja e sistemeve të dosjeve (dokumentet zyrtare dhe librat publikë – vetëm me ligj). Por, të gjitha këto janë të detajuara shumë mirë në Ligjin aktual: “Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. (Kosovës K. i., LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, 2019) Është shumë e akceptueshme se Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale parasheh edhe dispozita ndëshkuese për shkeljet e ndryshme në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale siç janë: Shkeljet e përgjithshme të dispozitave të këtij ligji, që zakonisht dënimi për kundërvajtje është gjoba në të holla (4000-10000 €); Shkelja e dispozitave për përpunim kontraktues, po ashtu me gjobë në të holla; Shkelja e dispozitave për marketingun e drejtpërdrejtë (gjobë në të holla); Shkelja e dispozitave për vëzhgimin me kamerë lidhur me qasjen në ndërtesat zyrtare dhe të biznesit (gjobë në të holla).

IV. Sektori i sigurisë IV.1. Policia e Kosovës Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, i mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike, paraqet një mburojë dhe një simbol sigurie me të cilin qytetarët besojnë dhe bashkëpunojnë shumë për minimizimin dhe eliminimin e problemeve të shumta. Andaj ky institucion paraqet një burim të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale dhe pse jo edhe ndonjëherë të keqpërdorimit të tyre atëherë kur nuk zbatohen dispozitat e parapara ligjore si dhe nga personat të cilët merren me veprime abuzive kriminale. Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave nga policia, prokuroria dhe sistemi gjyqësor përbëhet kryesisht nga përpunimi i të dhënave të personave problematikë, ankuesve, dëshmitarëve, të akuzuarve, personave të përfshirë drejtpërdrejt në konteste, viktimave, abuzuesve të ndryshëm, personave të përfshirë në vepra kriminale e korruptive, personave të veprave kundërvajtëse, personave të veprave penale, personave të dyshuar, personave (qytetarëve) gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare me rastin e kontrolleve të rregullta ose rutinore, etj.. (Jashari, 2018, p. 182) Për identifikimin e mundshëm të të gjithë personave fizik, policia, si në mënyrë direkte apo edhe asaj indirekte, mbështetet në të dhëna të tilla si emri, adresa e banimit, numri identifikues, nofka, fotografia, të dhëna nga interneti, ndonjë e dhënë që ka të bëjë me karakteristika të veçanta 25

PUNIM DIPLOME

si fizike, gjenetike, mendore, shoqërore. Por nuk duhet përjashtuar në raste të cilat na paraqiten në praktikë e që kanë të bëjmë edhe me të dhëna të tjera që e bëjnë subjektin e të dhënave të identifikueshëm, si kartelat bankare, numri i kartelës së punës, telefoni, targat e veturës, numri i klientelës, kartela e anëtarësimit të ndonjë klubi, etj., të gjitha këto hynë në grupin e të dhënave personale. Të dhëna tjera me të cilat policia përballet çdo ditë dhe që duhet të trajtohen me kujdes të shtuar, janë kategoritë e veçanta të të dhënave personale, të ashtuquajturat të dhënat personale të ndjeshme. Përveç të dhënave të përgjithshme personale, duhet të merren parasysh mbi të gjitha kategoritë e veçanta të të dhënave personale (të njohura edhe si të dhëna personale të ndjeshme) të cilat janë mjaft të rëndësishme sepse ato i nënshtrohen një niveli më të lartë të mbrojtjes. Këto të dhëna përfshijnë të dhëna gjenetike, biometrike dhe shëndetësore, si dhe të dhëna personale që zbulojnë origjinën racore dhe etnike, mendimet politike, bindjet fetare ose ideologjike ose anëtarësimin në sindikatë. (Intersoft Consulting) Nga ajo që u tha më lart shihet se policia është një ndër ndërhyrësit më të mëdhenj në të dhëna personale dhe atë duke u mbështetur në baza ligjore. Po ashtu duhet potencuar se me aplikimin e qeverisjes elektronike e njohur si e-policia, të dhënat personale janë edhe më të ekspozuara kur është fjala te keqpërdorimet nga personat e ndryshme për vepra abuzive. Në këtë drejtim policia paraqet sektorin e shtetit që më së shumti ndërhyjnë në privatësinë dhe të drejtat themelore dhe të subjekteve e lartpërmendur, kështu që është e pashmangshme të sigurohet një bazë ligjore në të cilën do të mbështet mbrojtja. Thënë më mirë në rastet kur kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të qytetarëve, të ekzistojë një bazë juridike ku ata kanë të drejtën e ankimimit. Me 02 Mars 2012, Kuvendi i Kosovës në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miraton ligjin: LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË, duke bërë këtë institucion me bazë juridike për shërbimin e kryen në misionin e vet në Republikën e Kosovës. Që nga neni 2, mundë të vërehet qartë se parimet bazë të këtij ligji thirren në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke mos anashkaluar privatësinë si pjesë e pandashme e tyre. Konkretisht në pika 1.2, respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Neni 2 Parimet udhëzuese 1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme: 26

PUNIM DIPLOME

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave; 1.2. respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore; 1.3. paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave; 1.4. integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në shërbimin publik; 1.5. transparenca - ofrimi i informatave për qytetarët dhe të qenit të hapur ndaj publikut; 1.6. legjitimiteti, përshtatshmëria dhe proporcionaliteti; 1.7. përkushtimi ndaj punësimit, avancimit dhe caktimit të detyrave në mënyrë gjithëpërfshirëse, meritore dhe pa diskriminim, duke reflektuar karakterin shumetnik në Republikën e Kosovës dhe duke i njohur parimet e barazisë gjinore dhe të drejtat e njeriut të parapara në Kushtetutë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, 2012, p. 01) Policia e Kosovës si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme funksionon nën autoritetin e Ministrit të kësaj ministrie dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ministri në kuadër të të drejtave të veta, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, mbikëqyrë bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe agjencive tjera, organizatave ndërkombëtare përgjegjëse, zhvillon dhe zbaton strategjitë për marrëdhëniet me publikun dhe marrëdhëniet me organet tjera përgjegjëse në fushën e rendit dhe sigurisë si dhe mbledhjen, mbajtjen dhe analizimin e të dhënave statistikore dhe informatave (neni 5, pikat 2.3, 2.4 dhe 2.6). Policia ka raporte të ngushta me prokurorin publik dhe gjyqtarin kompetent duke bashkëpunuar dhe njëkohësisht duke raportuar për informatat lidhur me aktivitetet e dyshimta kriminale, gjithnjë në pajtim me ligjin e aplikueshëm. Po ashtu Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale dhe në favor të sigurisë, ajo bashkëpunon ngushtë me autoritete e qeverisë lokale, organizatat civile dhe komunitetet lokale. Të gjitha këto aktivitete lidhen me bashkëpunime e raportime të ndryshme të policisë, e që kanë të bëjnë me mbledhjen, ruajtjen, analizimin, procedimin e të dhënave personale, të cilat kërkojnë një mbrojtje institucionale të rregulluar ashtu si duhet me akte juridike të aplikueshme aktuale. Në kohët e fundit nuk duhet harruar se me aplikimin e formave të reja të qeverisjes elektronike edhe në Policinë e Kosovës janë futur aplikacione të cilat në njërën anë e kanë lehtësuar bashkëpunimin në mes qytetarëve dhe policisë, por që në anën tjetër këto platforma elektronike paraqesin një mundësi më shumë për keqpërdorim të të dhënave personale nga personat e ndryshëm të papërgjegjshëm. 27

PUNIM DIPLOME

Në Ligjin e Policisë së Kosovës, konkretisht neni 31, janë përshkruar saktë autorizimet e policisë që kanë të bëjnë me të drejtat e mbledhjes, ruajtjes, përdorimit dhe transferimin e të dhënave personale gjithnjë në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Neni 31 Mbledhja, ruajtja, procedimi, analizimi, përdorimi dhe fshirja e të dhënave 1. Policia është e autorizuar t’i mbledh dhe t’i ruaj të dhënat personale, të dhënat mbi krimin dhe të dhënat e tjera. Të dhënat personale janë të dhënat që kanë të bëjnë me një person të identifikuar apo të identifikueshëm që përfshijnë, por nuk kufizohen në emër, datëlindje, vendin e lindjes dhe në vendbanimin. Të dhënat e krimit janë të dhëna që kanë të bëjnë me vepra të caktuara penale që përfshijnë, por nuk kufizohen në llojin e veprës penale, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, metodat dhe mënyrat e përdorura për kryerjen e veprës, çfarëdo lëndime të personave apo dëmin e pasurisë që është pasojë e veprës penale dhe motivin e saj. 2. Mbledhja, ruajtja, përdorimi dhe transferimi i të dhënave personale bëhet në pajtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Policia mbledh dhe ruan të dhënat personale dhe të dhënat e veprave penale vetëm për analiza dhe përdorim në mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike, zbulimin dhe parandalimin e veprave penale, në identifikimin, vendndodhjen dhe në kapjen e kryesve të veprave penale dhe për arritjen e objektivave të tjera legjitime të policisë. 4. Policia ruan të dhënat personale vetëm deri në atë masë kur ekziston arsyetimi i bazuar se ruajtja e informatave do të ndihmoj në arritjen e objektivave legjitime të policisë. Kufizimet e arsyeshme në llojin e informatave të ruajtura, në kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave personale në regjistrat e policisë dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mbledhjen, ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave do të rregullohen me akte nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, 2012, p. 12) Më konkretisht PK-ja me qëllim të implementimit të ligjit, përmes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në mbështetje të neneve 31 dhe 55, paragrafi 1, pika 1.4 të Ligjit për Policinë ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ Nr.04/2012 “Për standardet dhe metodat për mbledhjen, ruajtjen dhe fshirjen e të dhënave personale të mbajtura nga Policia”. Definimi i këtij udhëzimi administrativ shihet qartë në: Neni 1 - Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është që të rregullojë autorizimet e 28

PUNIM DIPLOME

Policisë që të mbledh dhe të procedojë të dhënat personale, të dhënat penale dhe të dhënat tjera, në përputhshmëri me objektivat e Policisë dhe duke respektuar ligjet relevante të Kosovës. (Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, 2012, p. 01). Në këtë udhëzim administrativ përveç të dhënave personale, kemi të bëjmë edhe me të dhëna penale që përfshinë të dhënat që lidhen me veprat penale, pastaj me të dhëna tjera që kuptohen si informata faktike. Po ashtu janë të përcaktuara veprimet e ndërmarra lidhur me përpunimin e të dhënave personale, klasifikimin e të dhënave personale, të dhënat personale të ndjeshme si dhe karakteristikat biometrike. Në nenet 3 dhe 4 është përcaktuar ligjshmëria dhe arsyeja e mbledhjes së të dhënave personale e penale. Janë konkretizuar procedurat e përdorimit dhe transferimit të të dhënave personale për nevoja statistikore, e të drejtës në qasje, ruajtjes së të dhënave në Polici, afati i ruajtjes së të dhënave, fshirja e të dhënave personale si dhe mbikëqyrja e të gjitha këtyre proceseve. Në qershor të vitit 2020, Policia e Kosovës lanson platformën cila ua lehtëson qytetarëve të Kosovës raportimin e rasteve apo informatave që kanë të bëjnë me punën dhe detyrën e policisë. Aplikacioni “Lajmëro policinë” është platformë elektronike e cila iu mundëson qytetarëve të lajmërojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës. Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është një alternativë e re, e pa kufizuar në kohë, mundësi dhe territor, që brenda pak sekondash qytetari mund të ndajë informacione me policinë. (KOSOVO POLICE, 2020)

Figura 2 Konferencë për media nga Policia e Kosovës

29

PUNIM DIPLOME

Projekti është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se OSBE-ja do të vazhdojë ndihmën ndaj Policisë së Kosovës dhe me lansimin e këtij aplikacioni, shpreson të rritet ndihma e policisë ndaj qytetarëve. (Sulaj, 2020) Paraqitjet e qytetarëve në lidhje me denoncimet e tyre mbeten anonime sipas përzgjedhjes së tyre. Ky aplikacion ofron konfidencialitet dhe transparencë duke dokumentuar çdo informacion në lidhje me denoncimin, në kuadër të së cilit ofrohet mundësia e dërgimit të fotove nga denoncuesi në drejtim të policisë për përshpejtimin e marrjes së masave sa më efikase në evitimin e problemit. Aplikacioni në fjalë është punuar nga ekspertët vendor të Policisë së Kosovës por duke mos përjashtuar bashkëpunimin me ekipin e OSBE-së në Kosovë. Në kuadër të shërbimeve të cilat i ofron Policia e Kosovës dhe atë si shërbime elektronike vlen të përmenden: •

Raporto krimin - Lajmëroni çdo krim që dëmton shoqërinë tonë dhe juve. Ne do të ndërmarrim veprime ligjore dhe identiteti juaj do të jetë konfidencial.



Gjobat në trafik - Policia e Kosovës tash e një kohë ka lansuar platformën online të kontrollimit të gjobave në trafik. Ky shërbim bëhet për t’u informuar në kohë reale mbi statusin e gjobave për secilin shofer.



Personat në kërkim - Personat e tillë kanë kryer krime dhe janë të rrezikshëm për secilin. Ndani çdo informatë lidhur me këta persona me Policinë e Kosovës.



Raporto krimin kibernetik - Interneti është i rëndësishëm por krimet kibernetike po rrezikojnë

shoqëritë

dhe

bizneset

kudo



botë.

Kini

kujdes!

Lajmëroni me kohë Policinë e Kosovës! (Policia e Kosovës, n.d.) •

Fushatë vetëdijesimi - Kontribuoni edhe ju për vetëdijesim më të madh dhe parandalim të krimeve bashkë me Policinë e Kosovës.

30

PUNIM DIPLOME

IV.2 Shërbimi Korrektues i Kosovës Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar punën me hapjen e Qendrës së parë të Paraburgimit në Prizren më 28 nëntor të vitit 1999, më pastaj është bërë hapja e qendrave tjera korrektuese nëpër qytetet tjera më të mëdha të vendit. Fillimi i punës së shërbimit Korrektues ka qenë i vështirë duke ditur gjendjen e infrastrukturës të cilën e kanë gjetur pas luftës në Kosovë. Mirëpo me përkushtim dhe një punë të zellshme është arritë që në fillim sado kudo të kthehet në funksion sistemi i ekzekutimeve të dënimeve dhe masës së paraburgimit (mbajtjes), që nga përmisimi i gjendjes së infrastrukturës e deri tek kushtet për trajtimin e të burgosurve dhe të ndaluarve në këtë shërbim. Gjenerata e parë prej 60 oficerëve korrektues kanë filluar punën në prill të vitit 200. Sot SHKK numëron 1386 staf të uniformuar dhe 283 staf civil, të trajnuar me profesionalizëm për përmbushjen e misionit si një shërbim i hapur dhe i barabartë për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve duke respektuar të drejtat e tyre themelore pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin si dhe të siguroi një ambient të sigurt për stafin, të burgosurit dhe shoqërinë. SHKK në arritjen e realizimit të misionit mbështetet në ligjet aktuale të Kosovës si dhe bashkëpunimin me partnerët e Drejtësisë. Po ashtu vizioni i SHKK është zhvillimi i një shërbimi sa më profesional e të avancuar gjithnjë në përputhje me legjislacionin vendor edhe atë ndërkombëtarë duke synuar arritjen e standardeve sa më të larta. Promovimi i barazisë në të gjitha sferat e punës është prioritet i SHKK-së, si në çdo shoqëri të shëndoshë ku ndalohet rreptësishtë çfarëdo diskriminimi dhe ku të gjithë trajtohen me dinjitet dhe në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të barabartë, pa dallim ngjyre, gjinie, race, besimi, bindjeje politike, statusi social, aftësive psiko-fizike. Në Shërbimin Korrektues të Kosovë proklamohen vlera të mbështetura në parime për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe ato liri dhe të drejta kufizohen deri në atë masë sa është e domosdoshme që në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi. Baza Ligjore e SHKK-së mbështetet në Ligjet e aplikueshme në Kosovë të aprovuara nga Kuvendi i Republikës, e që janë:

31

PUNIM DIPLOME

• Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (LESP) i Kosovës, Prishtinë, 2013; • Kodi Penal i Kosovës, Prishtinë; • Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, Prishtinë; • Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës, Prishtinë, 2010. (Shërbimi Korrektues i Kosovës, 2018) Të dhënat personale në kuadër të SHKK-së trajtohen në bazë të ligjeve në fuqi, por konkretisht në aktet ligjore në të cilat ky shërbim e gjen bazën ligjore, nuk është se përmenden shumë. Mund të themi se mbrojtjen dhe trajtimin e tyre e hasim tek LIGJI NR. 04/L-149 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE, Neni 13 Veprimet që i paraprijnë dërgimit të personave të dënuar në institucionet korrektuese, pika 1: Nëse gjykata që ka marrë vendim në shkallë të parë nuk ka kompetencë për dërgimin e personit të dënuar për mbajtjen e dënimit me burgim, ose me burgim të përjetshëm, ajo vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale të personit të dënuar të mbledhura gjatë procedurës penale ia dërgon gjykatës kompetente brenda tri (3) ditëve prej ditës kur vendimi merr formën e prerë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, 2018) Neni 16: Urdhri i gjykatës për paraqitje në institucion për mbajtje dënimi, pika 3: Gjykata kompetente e informon institucionin korrektues për datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në institucion dhe ia dorëzon vendimin e formës së prerë së bashku me të dhënat personale për personin e dënuar të cilat janë mbledhur gjatë procedurës penale. Neni 130 Pajisja me fletë lëshim: pika 1. Pas lirimit nga institucionit korrektues, personi i dënuar pajiset me fletë lëshim i cili mes tjerash përmban të dhënat personale të personit të dënuar, datën e pranimit në institucionin korrektues, datën e lëshimit dhe sipas nevojës, datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në stacionin policor. Neni 185, pika 3: Gjykata themelore e informon institucionin korrektues lidhur me datën kur personi i dënuar duhet të paraqitet në institucion, ia dorëzon vendimin e formës së prerë, dhe të dhënat personale për personin e dënuar të cilat janë mbledhur gjatë procedurës kundërvajtëse. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, 2018)

32

PUNIM DIPLOME

Nga këto pika ku përmenden të dhënat personale, shihet qartë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë duke u nisur nga gjykatat, prokurorinë e sidomos policinë. Andaj është e natyrshme se ka shkëmbim të informatave dhe rrjedhje të të dhënave personale, çka nënkupton se ato duhet trajtuar në mënyrë të veçantë dhe se legjislacioni në të cilin mbështetet SHKK, duhet plotësuar në hap me nevojat e kohës. Një tjetër akt ligjor në të cilin mbështetet Shërbimi Korrektues i Kosovës është Udhëzimi Administrativ MD-NR.02/2017: Për fshehtësinë e informacioneve, dhënien dhe zbulimin e tyre si dhe udhëzime për mediat. Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ shprehet qartë në: Neni 1, Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është informimi i opinionit për ekzekutimin e sanksioneve, apo të punëve sprovuese duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë me kusht që me ato të mos shkelet sekreti zyrtar, të dhënat personale, të mos rrezikohet seriozisht siguria apo mbajtja e rendit në institucionin korrektues në të cilin ekzekutohet sanksioni apo kryhen punët sprovuese. (Ministria e drejtësisë, 2017) Me që me kalimin e kohës, ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale tregohej i mangët dhe nuk rregullonte shumicën e çështjeve, atëherë u pa se ishte nevoja për një projektligj të ri i cili u hartua me sukses dhe pritej të miratohej deri në fund të vitit të kaluar. Përmes këtij rregullimi ligjor, po ashtu synohet të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në, si njëri ndër institucionet me rëndësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit pas përfundimit të burgut t’i kthehen familjes dhe shoqërisë si qytetar të dobishëm. (Gazeta Sinjali, 10 Shtator 2020) Në ekipin punues për hartimin e projektligjit ishin të përfshirë përfaqësues nga: International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), Departamenti Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Departamenti për Integrime Evropiane MD, Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, EULEX-it, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, OSBE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se me këtë Projektligj, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të ketë disa përparësi dhe lehtësira. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Rasim Slemani ka 33

PUNIM DIPLOME

thënë për Ekonomia Online, se më këtë Projektligj parashihet që ata të jenë agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. (LITERAL MEDIA, 10 Shtator 2020) Jo vetëm në Shërbimin Korrektues por edhe në shumicën e institucioneve tjera në Kosovë duhet ende punë në lidhje me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale sidomos në vendosjen raporteve me zyrtarët që punojnë në institucionet e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht në agjencitë që kanë këtë detyrë. Këta zyrtarë merren me përpunimin dhe operimin e të dhënave personale të kontrolluesit dhe janë të thirrur si me kompetenca, detyrime e përgjegjësi ligjore në fushën e të dhënave personale nga të gjithë sektorët e jetës që kanë të bëjnë me të dhëna personale të qytetarëve. ASHMPDHP në vitin 2012 ka nxjerrë një rregullore të kodit të etikës që është punuar enkas, duke përfshirë norma nga ligji i shërbimit civil, ligji i administratës publike, ligji i punës, ligji i mbrojtjes së të dhënave personale (me detyrime dhe rekomandime nga Direktiva e BE-së dhe akteve të reja nga BE-ja). Zyrtarë e sigurisë me punë specifike rreth sigurisë mund t’i hasim në institucionet e sigurisë, por në disa vende si Polonia dhe Spanja janë të vendosur dhe specifikuar si zyrtarë të sigurisë së të dhënave personale. Psh. në Poloni, Kontrolluesi duhet të emërojë “një administrator të sigurisë së informacionit”, i cili ka si detyrë mbikëqyrjen e pajtueshmërisë me parimet e sigurisë së parashikuar me ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale, (përveç kur këto aktivitete kryhen nga kontrolluesi). (Jashari, 2018, pp. 225-226) Ofrimi i shërbimeve dhe informatave të ndryshme në formë elektronike, krahas aplikimit të platformave të e-qeverisjes, ka ndikuar në lehtësimin dhe efikasitetin e tyre. Sot në faqet zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës gjejmë informacione të ndryshme të qasshme për të gjithë qytetarët duke u nisur nga publikimet, dokumentet, konsultimet me publikun e deri tek statistikat ditore: numrit i të dënuarve, numrit i të pranuarve, numri i të liruarve e numri i të paraburgosurve. STATISTIKA DITORE

SHIFRAT

Numri i të dënuarve

1066 persona

Numri i të pranuarve

8 persona

Numri i të liruarve

14 persona

Numri i të paraburgosurve

497 persona

TOTALI

1571 persona 34

PUNIM DIPLOME Tabela 1, Statistikat ditore të Institucioneve Korrektuese në Kosovë

IV.3 Forca e Sigurisë së Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), sipas planit të Martti Ahtisasarit, kryenegociatorit të OKB-së për Kosovë, si formacion kishte për detyrë të plotësonte disa parakushte. Me plotësimin e tyre me shumë mundë FSK-ja u formua me 21 janar 2009, pas shpërbërjes se TMK-së (Trupave Mbrojtëse te Kosovës). FSK-ja ndodhet në fazën paraprake drejt formimit të një ushtrie plotësisht funksionale dhe përbëhet nga 4000 ushtar aktiv dhe nga 2500 rezervistë. Si forcë e re, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është një forcë që pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës, e përbërë nga të gjitha qytetarët pa dallim etnie, që nënkupton se nuk i mohohet e drejta e konkurrimit për të qenë pjesë e saj, asnjë qytetari. Kjo forcë është e përgatitur në mënyrë profesionale sipas standardeve ndërkombëtare sidomos atyre të Natos, me një armatim të lehtë dhe të uniformuar. Misioni i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Detyra të tilla do të përfshijnë operacionet e kërkim shpëtimit; mënjanimin e mjeteve shpërthyese; kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme; zjarrfikjen; si dhe detyrat tjera të ndihmës humanitare. FSK-ja do t’i përfaqësoj dhe mbroj të gjithë njerëzit e Kosovës. (PORTALI SHTETËROR, 2021)

Figura 3, Forca e Sigurisë së Kosovës

35

PUNIM DIPLOME

Sa i përket aplikimit të metodave të qeverisjes elektronike, FSK-ja ka arritë që në faqet e veta zyrtare të vendosë forma lehtësuese për të interesuarit që të ofrojë informata të ndryshme të funksionimit të saj. Konkretisht FSK-ja ka vendosur modulin e aplikimit online, gjë që ka lehtësuar mjaft punën si për aplikantët ashtu edhe për administratën e saj. Njëkohësisht duke ruajtur të dhënat e paraqitura në aplikim që ato të jenë konfidenciale dhe të mos keqpërdoren, në faqen zyrtare janë ofruar edhe informata shtesë në çdo kohë nga Zyra e rekrutimit të Shtabit të Përgjithshëm. Lidhur me përdorimin e modulit në fjalë për aplikim online, janë ofruar edhe dy manuale, njëri në formë të tekstit duke paraqitur të gjithë hapat me anë të fotove dhe duke dhënë sqarim me shkrim, ndërsa manuali tjetër është ai nëpërmjet videos. Ajo çka bie në sy është se gjatë aplikimit kërkohen të dhëna personale të cilat mundë të klasifikohen edhe si të ndjeshme, si përkatësia etnike, përkatësia politike, gjendja shëndetësore, e kaluar kriminale, tatuazhet etj. Aplikimi online është modul i veçantë i FSK-së i cili është zhvilluar me MS Visual Studio 2019, në Ueb teknologjinë ASP.NET MVC të bazuar në .NET kornizën punuese. Baza e të dhënave është ndërtuar në MS SQL Server. Aplikacioni përkrah të gjitha llojet e shfletuesve si Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer etj. (FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS, 2021) Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me të dhënat personale në FSK janë të rregulluara me procedura të cilat mbështetjen ligjore e gjejnë në Rregulloren (MM) Nr.11/2019 për të dhënat personale dhe dosjen e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e nxjerrun nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në pajtim me Ligjin Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcat e Sigurisë së Kosovës, Rreulloren 02/2011 të zyrës së Kryeministrit, Rregulloren 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pa dyshim në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e procedurave për plotësimin, menaxhimin, dhe mbikëqyrjen e të dhënave personale, duke përfshirë përmbajtjen e dosjes personale (fizike dhe elektronike) për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës. (Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, 2019, p. Neni 1) Në këtë rregullore, gjegjësisht në deklaratën e konfidencialitetit, janë të përcaktuara saktë përgjegjësitë e personave të cilët kanë qasje në informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara. Çdo pjesëtarë ka kartelën e identifikimit dhe ka dosjen personale fizike dhe elektronike të të dhënave të tij që përbëhet prej dy pjesëve: asaj personale administrative dhe pjesës së informatave të 36

PUNIM DIPLOME

shërbimit në FSK. Përgjegjës për rifreskimin dhe azhurnimin e dosjes elektronike është Administratori i Bazës së të dhënave i cili posedon Librin për qasje në Bazën e të dhënave të personelit. Çdo qasje në këtë libër bëhet me kërkesë të veçantë dhe pas aprovimit nga autoriteti përgjegjës, ajo qasje duhet të nënshkruhet. Një kopje e të gjitha dosjeve fizike arkivohet dhe ruhet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Të gjitha dosjet e personelit të MM-së dhe FSK-së trajtohen si dokumente të ndjeshme (sensitive), shënohen në mënyrë të qartë dhe të dukshme “Të Klasifikuara” dhe vendosen në kontejnerë të mbyllur. (Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, 2019, p. Neni 11) Secili pjesëtar i FSK-së ka të drejtën e rishikimit apo azhurnimit të dosjes së tij me të dhëna personale, sigurisht pas miratimit të kërkesës dhe nën mbikëqyrjen e administratorit të bazës së të dhënave apo autoritetit përgjegjës. Dosjet fizike e të dhënave ruhen konform dispozitave ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe legjislacionit në fuqi për klasifikimin e informacioneve ndërsa arkivimi sipas ligjit të arkivave dhe rregulloreve gjegjëse të MM dhe FSK-së.

37

PUNIM DIPLOME

Përfundimi Nga e gjithë kjo që u tha në pjesën më lartë, len për të dëshiruar e kuptuar se në ditët e sotme të një zhvillimi të marra mendshëm të teknologjisë dhe shoqërisë në përgjithësi, nevoja për mbrojtjen e të dhënave personale edhe për Kosovën është diçka e pashmangshme dhe tejet e rëndësishme për çfarëdo hapi të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian, çka është edhe synimi i shoqërisë sonë. Na mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim duke ditur se vizioni i një shoqërie moderne mbetet i qartë, zhvillimi i vazhdueshëm dhe sensibilizimi i shoqërisë mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe ndikimit që kanë në privatësi. Të gjitha institucionet tona e mbi të gjitha Agjencia për Informim dhe Privatësi, si institucion mbikëqyrës duhet të demonstrojë profesionalizëm e të jetë kompetent në rolin e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale, përshirë këtu sektorin publik dhe atë privat. Mbrojtja institucionale u jep njerëzve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale dhe i detyron kompanitë të sigurojnë mënyrën se si i mbledhin, përpunojnë dhe ruajnë të dhënat. Zbatimi efikas dhe me sukses i mbrojtjes së të dhënave personale do të sigurohet nëpërmjet një sistemi monitorimi dhe vlerësimi për të kontrolluar nëse objektivat e përcaktuara në strategji janë realizuar. Detyra e institucioneve tona për të monitoruar, hetuar dhe sanksionuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, do të ndiqen në qasje ndërgjegjësuese, parandaluese dhe sanksionuese. Çdo gjë që parandalohet është më e lehtë se të shërohet. Ka mjaft detyra tjera që na presin dhe duhet ti marrim me një përgjegjësi sa më të madhe, e mbi të gjitha njohja dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe kontrolluesve publik dhe privat mbi risitë e ligjit; edukimi i nxënësve për mbrojtjen e privatësisë me të drejtat dhe përgjegjësitë e përdorimit të të dhënave personale në ambientet digjitale; trajnimi i një stafi sa më profesional në përcjelljen si të zhvillimit teknologjik ashtu edhe të legjislacionit ndërkombëtar; organizimi i seminareve për rritjen e ndërgjegjësimit të subjekteve dhe të përfaqësuesve të tyre për mbrojtjen e të dhënave personale. Me që shoqëria jonë ngel pas ndaj një shoqërie ndërgjegjësuese për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale, është koha e duhur që të merren hapa konkret për të mbrojtur të dhënat nga cenime të mundshme qofshin këto nga rrjedhja e të dhënave, “hakerët” e teknologjisë informative, në fund të fundit edhe nga pakujdesia.

38

PUNIM DIPLOME

Në fund duke parë vetë natyrën evoluese të kësaj fushe që ndjek risitë dhe zhvillimet teknologjike dhe shoqërore, mund të them se duhet të bëhet inkriminimi i formave të reja të veprave penale në aktet ligjore në mënyrë që mos të ketë mangësi për mbrojtjen e të dhënave personale. Do ta kisha përmbyllë me një sfidë të cilën e pret shoqërinë tonë, konkretisht shtetin e Kosovës, e ajo sfidë është krijimi i një kulture gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale në ambientet digjitale.

II. Pyetësori dhe intervista Ky projekt hulumtues është i rëndësisë së veçantë sepse ai ofron njohuri teorike dhe praktike për detyrat të cilat na presin neve në të ardhmen, qoftë si qytetarë i thjeshtë i kësaj shoqërie, qoftë si një ekspert i kësaj lëmie. Ky punim diplome me temë; “e-qeverisja dhe Mbrojtja institucionale e të dhënave personale”, ka të bëjë me perceptimet e qytetarëve për identifikimin e nevojave të tyre lidhur me zhvillimin e njohurive të tyre në mënyrë që tu ndihmohet në shfrytëzimin e masave institucionale mbrojtëse, detyrat dhe përgjegjësit e tyre për një bashkëpunim të ndërsjellët korrekt me organet kompetente dhe korospondimi i shoqërisë sonë në këtë drejtim. Hulumtimi i ynë, pa dyshim është një instrument i nevojshëm për marrjen e informacionit lidhur me gjendjen aktuale të njohurive të qytetarëve dhe prekjen e temave të cilat mundë të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijesimit të tyre si dhe pa dyshim nxitjen e shoqërisë për një angazhim më të madhe rreth sensibilizimit të mbrojtjes së privatësisë si e drejtë elementare e garantuar me kushtetutë. Kjo analizë e paraqitur në këtë raport lenë për të dëshiruar se do nxisë mendime dhe diskutime të shumta në mesin e lexuesve dhe se do të tërheqin vëmendjen e personave kompetent për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm në implementimin e rekomandimeve të dhëna në lidhje me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale.

39

PUNIM DIPLOME

Qëllimi Qëllimi i këtij hulumtimi është verifikimi i Hipotezës së dhënë, gjendja reale e njohurive të qytetarëve si dhe dhënia e rekomandimeve lidhur me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale. Gjithashtu që përmes opinioneve dhe sugjerimeve të anketuarve dhe të intervistuarve, të nxjerrët një përkufizim sa më konkret lidhur me masat mbrojtëse që duhet marrë shoqëria jonë si dhe dhënien e rekomandimeve në funksion të përmisimit të vazhdueshëm të gjendjes.

Objektivat Objektivat e hulumtimit bazohen në një rezultat sa më origjinal mbi gjendjen e përgjithshme të njohurive të qytetarëve karshi mbrojtjes institucionale që ofron shoqëria jonë, me respektimin e ligjeve, rregulloreve, kritereve, parimeve dhe procedurave, që do të ndihmonin në vetëdijesimin e qytetarëve për një mbrojtje sa më të mirë të të dhënave personale.

Faktorët kufizues Faktorët kufizues të hulumtimit: Koha dhe mungesa e kushteve për intervistë dhe mjeteve për vëzhgim.

Falënderim Falënderojë të gjithë qytetarë për kontributin e dhënë me deklarimet, sugjerimet dhe idetë e tyre në funksion të paraqitjes sa më reale të gjendjes së njohurive lidhur me mbrojtjen institucionale të të dhënëve personale dhe e-qeverisjen. Në veçanti falënderoj mentorin tim për punën dhe bashkëpunimin korrekt: Prof.Dr.Liridon Dalipi, Z.Jeton Arifi – Drejtor i AIP dhe Z.Valon Kryeziu – Drejtor i Departamentit Ligjor AIP.

40

PUNIM DIPLOME

Përmbledhja Në kuadër të studimeve të nivelit master, drejtimi E-qeverisje, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si pjesë e programit të studimit është paraparë edhe organizimi dhe zhvillimi i projekteve të ndryshme hulumtuese. “Mbrojtja institucionale e të dhënave personale” është tema e zgjedhur për hulumtimin tim. Gjatë këtij niveli ne jemi pajisur me njohuri të gjëra lidhur me temat dhe çështjet që janë trajtuar si: E-qeverisja, Teknologjia Informative dhe Komunikimin, siguria nga krimet kibernetike, programimi, planifikimi, menaxhimi, etj. Me qëllim që hulumtimi të jetë sa më objektiv dhe i besueshëm, ne përdorëm këto metoda kryesore të hulumtimit: pyetësorët, intervistën dhe vëzhgimin. Në përzgjedhjen e temës jemi munduar që të trajtojmë çështjet kryesore lidhur me njohurit e qytetarëve që kanë të bëjnë me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale. Hulumtimi është bërë me anë të pyetësorit, të përbërë prej katërmbëdhjetë (14) pyetjeve të formuluara në bazë të supozimeve dhe janë realizuar tridhjetë (30) intervista ku janë përfshirë tridhjetë (30) pjesëtar nga institucionet e sigurisë. Intervista ka njëmbëdhjetë (11) pyetje të lidhura ngushtë me temën e hulumtimit për ekspertët e AIP. Ndërsa me anë të metodës së vëzhgimit u vështruan vende të ndryshme më interesante sa i përket shkeljeve që kanë të bëjnë me të dhënat personale.

Hipoteza, supozimet dhe metodat e hulumtimit Hipoteza: Popullata e Kosovës është e informuar në nivelin e duhur lidhur me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale!

Supozimet: •

Popullata nuk është interesuar për një vetëdijesim;



Shoqëria heziton në marrjen e masave të duhura mbrojtëse;



Nuk mungon eksperienca në këtë drejtim;



Informimi i duhur i popullatës nuk është i mangët;



Bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar është në nivel. 41

PUNIM DIPLOME

Metodologjia: Hulumtimi jonë është bazuar në intervista sy me sy, pyetësor dhe vëzhgime. Ndërsa mostrat e pyetësorit dhe intervistës janë përzgjedhur me ndihmën e mentorit. Pyetësori – është përpiluar prej 14 pyetjeve (për mbledhjen e të dhënave) të karakterit informativ e deri diku sugjestiv. Janë shpërndarë dhe plotësuar 30 pyetësorë nëpër vende të ndryshme të punës nëpër institucionet që i takojnë sektorit të sigurisë. Pastaj janë mbledhur dhe janë analizuar përgjigjet e dhëna për përpilimin e statistikave dhe interpretimin e tyre me diagrame të ndryshme. Intervista – është përpiluar nga njëmbëdhjetë pyetje, kryesisht të hapura dhe janë marrë përgjigje domethënëse të cilat janë analizuar dhe janë komentuar për nxjerrjen e konkludimeve të rëndësishme. Intervistat kryesisht janë realizuar me dy njerëzit më profesional nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Në bazë të konkludimeve dhe analizave të intervistave është arrit deri tek rekomandimet lidhur me punimin e kësaj teme. Vëzhgimi - me anë të metodës së vëzhgimit u vështruan zyrtarët nëpër vende më të ndjeshme ku mund të rrjedhin informatat si qendra e regjistrimit civil, policia, banka, ambulantë, kafiteri e lokale afariste, duke mos ditur ata arsyen tonë lidhur me hulumtimin, gjatë kryerjes së punëve të tyre të përditshme lidhur me mbrojtjen që ju ofrojnë institucionet tona.

Analiza (statistikore) në bazë të pyetësorit Hulumtimi është mbështetur në pyetësorin i cili është plotësuar nga qytetarë prej qyteteve: Prishtinë, Gjilan, Kamenicë dhe Viti. Gjithsejtë janë plotësuar 30 pyetësorë nga 30 persona të ndryshëm nga pjesëtarë të sektorit të sigurisë: policia, FSK-ja, zjarrfikësit dhe qendrat e ndalimit. Duke u mbështetur në të dhënat statistikore të nxjerrura nga pyetësorët dhe analizën e tyre mundë të dalim me përfundim se shumica e qytetarëve janë të mendimit se nuk kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me mbrojtjen institucionale e të dhënave personale si dhe mungon informimi i duhur. Ka nevojë për masa konkrete në ngritjen e vetëdijesimit lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. Edhe përkundër se shumica janë deklaruar se nuk janë përballë me shkelje të tilla në jetën e përditshme (80%), pajtohen se ndoshta edhe nuk e kanë kuptuar me kohë se një gjë e tillë ka ndodhë, ngase nuk kanë qenë të njoftuar sa duhet lidhur me veprime të tilla abuzive.

42

PUNIM DIPLOME

Po ashtu është e vërtetë se shumica e të anketuarve besojnë në atë se informimi në kohë, masat e marra nga shoqëria dhe ngritja e vetëdijesimit të popullatës në përgjithësi janë faktorë kyç në arritjen e një mbrojtje solide të të dhënave personale . Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

21-30 31-40 41-50 51+ M 6 7 12 5 18

F

E mesme Baçelor Master Po

Jo Nuk e di Publike Private Shumë Deri diku Pak Aspak

12 12

12

6 29 2 23 11 4 15

1 28 7 8 24 15

26 13

2 13

11 2 2 2 4

2

26

4

17

9

30

Tabela 2, Tabela e pyetësorëve

1. Mosha e të anketuarve? - Sipas statistikave të nxjerrura nga pyetësorët e të anketuarve që morën pjesë në hulumtim, mosha përafërsisht është e barabartë duke anuar nga mosha mesatare: 21-30 vjet = 20%, 31-40=23.3%, 4150=40% dhe 51 e më shumë vjet dhe 16.7%. 21-30

31-40

41-50

51+

Figura 4 Mosha (21-30=5, 31-40= 8, 41-50=10,51+=7)

2. Gjinia? - Sipas statistikave të hulumtimit pjesëmarrja e të anketuarave sipas gjinisë anon kah meshkujt: 60% meshkuj dhe 40% femra. Meshkuj

Femra

Figura 5, Gjinia: 18 meshkuj dhe 12 femra

43

PUNIM DIPLOME

3. Arsimimi ? - Në lidhje me përgatitjen shkollore e të anketuarve 40% janë me shkollë të mesme, 40% kanë titull baçellor ndërsa 20% me master 27%.

E mesme

Baçelor

Master

Figura 6, Arsimimi: 12-e mesme, 12-baçelor dhe 6-master

4. A mendoni se duhet të mbrohen të dhënat personale? - Shumica e të anketuarit e kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, andaj përgjigjja ka qenë thuajse total pozitive: 97 %. Po

Jo

Figura 7, A mendoni se duhet të mbrohen të dhënat personale: Po-29 dhe Jo-1

5. A i jepni të dhënat personale njerëzve që nuk i njihni? - Një pjesë shumë e vogël nuk hezitojnë me i dhënë të dhënat të huajve (7%) ndërsa shumica nuk i japin të dhënat personave të panjohur (93%). Po

Jo

Figura 8, A i jepni të dhënat personale njerëzve që nuk i njihni: Po-2 dhe Jo-28

44

PUNIM DIPLOME

6. A i jepni të dhënat tuaja personale institucioneve, nëse “po”, cilave? - 77% e të anketuarve u besojnë institucioneve të ndryshme duke ja dhënë të dhënat personale (policisë, institucioneve komunale, bankave...), ndërsa 23% jo. Po

Jo

Figura 9, A jepni të dhënat tuaja personale institucioneve: Po-23 dhe Jo-7

7. A mendoni se ato mund të keqpërdoren? - Diku rreth 36.6% mendojnë se ato mund të keqpërdoren, 26.6 mendojnë se jo, ndërsa 36.6 nuk kanë njohuri se a keqpërdoren ato. Po

Jo

Nuk e di

Figura 10, A mendoni se ato mund të keqpërdoren: Po-11, Joi-8 dhe Nuk e di-11

8. A jeni përballë ndonjëherë me shkelje të të dhënave tuaja në jetën e përditshme? - Nga statistikat e hulumtimit, befason rezultati se të anketuarit nuk janë përballur me shkelje të të dhënave personale, diku 80%, ndërsa 13.3% “po”, e 6.7% nuk e kanë hetuar. Po

Jo

Nuk e di

Figura 11, A jeni përballë me shkelje të të dhënave: Po-4, Jo-24, Nuk e di-2

45

PUNIM DIPLOME

9. A keni pranuar ndonjë SMS nga kompani që ju nuk i keni dhënë numrin tuaj të telefonit, nëse “Po”, cilave?

- Është interesant se gjysma e të anketuarve kanë pranuar këso mesazhe e besa edhe janë kontaktuar, ndërsa gjysma tjetër nuk kanë pasë një përvojë të tillë.

Po

Jo

Figura 12, A keni pranuar ndonjë SMS nga kompani...: Po-15 dhe Jo-15

10. Kush mendoni se bëjnë shkelje më të mëdha të të dhënave personale: institucionet publike apo private?

- Si duket nga të anketuarit, shumica (87%) mendojnë se institucionet private janë shkelësit më të mëdhenj të të dhënave personale.

Po

Jo

Nuk e di

Figura 13, Kush mendoni se bënë shkelje më të mëdha: Publike-2, Nuk e di-2 dhe Privat-26

11. A keni njohuri se në Kosovë ekziston Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale? - Shumica: (87%), kanë dëgjuar për këtë ligj, por nuk kanë njohuri të thella lidhur me të.

Po

Jo

Nuk e di

Figura 14. A keni njohuri për Ligjin e Mbrojtjes së të dhënave personale: Po-24, Jo-2 dhe Nuk e di-2

46

PUNIM DIPLOME

12. A keni dëgjuar për Agjencinë për Informim dhe Privatësi? - Diku rreth 43%

e te anketuarve kanë dëgjuar për

Agjencinë për informim dhe privatësi, por nuk e dinë konkretisht se me çfarë merret ajo dhe çfarë ndihme ofron ajo, ndërsa 43% nuk kanë dëgjuar. Po

Jo

Nuk e di

Figura 15, A keni dëgjuar për Agjencinë për Informim dhe Privatësi: Po-13, Jo-13 dhe Nuk e di-4

13. Sa keni njohuri për masat adekuate institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale? - Edhe përkundër arsimimit të lartë dhe njohurive nga teknologjia informative, shumica e të anketuarve nuk kanë njohuri të bollshme lidhur me masat adekuate institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale, 57%.

Shumë

Deri diku

Pak

Figura 16, Sa keni njohuri për masat adekuate...:Shumë-4, Deri diku-17 dhe Pak-9

14. A jeni ankuar në ndonjë institucion nëse ju kanë shkelur të dhënat e juaja, nëse po ku? - Përgjigja e kësaj pyetjeje është se askush nuk ka bërë ankesë lidhur me shkeljet e të dhënave personale, 100%.

Po

Jo

Figura 17, A jeni ankuar për shkelje të të dhënave: Po-0 dhe Jo-30

47

PUNIM DIPLOME

Analiza në bazë të intervistës Në bazë të analizës së dy intervistave që janë realizuar me ekspertët nga Agjencia për Privatësi dhe Informim, kemi ardhë në përfundim: ➢ Shoqëria jonë i kushton rëndësi mbrojtjes institucionale të të dhënave personale, e sidomos në kohët e fundit ka shtuar aktivitetet përmes mekanizmave inspektues të AIP sidomos në shqyrtimin e ankesave në lidhje me qasjen në dokumente publike, vendimmarrje në procedurë administrative, inspektime dhe kontrollet e deri te shqiptimi i masave ndëshkuese. ➢ Zhvillimit i hovshëm të Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit çdo ditë e më shumë ka mundësuar shkelje e raste të keqpërdorimit të të dhënave personale. Rastet më të shpeshta të veprimeve abuzive në lidhje me të dhënat personale lidhen me përpunimin e të dhënave personale përmes teknologjisë së avancuar informative si: sistemi i vëzhgimit me kamera, teknologjia e përpunimit automatik të të dhënave personale e sidomos përpunimi i të dhënave personale të qytetarëve për marketing të drejtpërdrejtë, vjedhja e identitetit nëpër platformat e mediumeve (rrjeteve) sociale. ➢ Është e rëndësishme se kërkesat për bashkëpunim në mes institucioneve si publike ashtu edhe private me AIP-në janë evidente duke ditur se njëra prej detyrave të agjencisë është këshilldhënia. Mirëpo njëkohësisht kusht për një bashkëpunim të ngushtë i institucioneve publike me agjencinë është harmonizimi i legjislacionit të tyre me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. ➢ Agjencia për Informim dhe Privatësi kryen inspektime dhe kontrolle të rregullta sipas detyrës zyrtare dhe sipas ankesës. Inspektimet dhe kontrollet janë mekanizmi më efektiv i përcaktuar me ligj për mbikëqyrjen e përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale. ➢ Legjislacioni në fuqi, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ka paraparë edhe masat dhe veprimet që mund të merren ndaj keqpërdoruesve të përpunimit të të dhënave personale nëse ato bëhen në kundërshtim me ligjin. Një ndër masat e zakonshme është ajo e ndalimit të përkohshëm të përpunimit të të dhënave deri në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Agjencia me rastin e inspektimit. Po ashtu një masë tjetër shumë efektive është shqiptimi i një gjobe për institucionin publik apo kontrolluesin e të dhënave nga sektori privat për shkelje të privatësisë së individit gjatë përpunimit të të dhënave personale apo për shkak të mos ndërmarrjes së masave të sigurisë për një përpunim ligjor. 48

PUNIM DIPLOME

Analiza në bazë të vëzhgimit Duke pasur parasysh përparësitë dhe mangësitë e secilës metodë të përdorur në hulumtim, gjatë hulumtimit është përdorë edhe metodën e vëzhgimit në mënyrë që të jemi sa më objektiv. Me këtë rast është vërtetuar se rezultatet që kanë dalë nga pyetësorët deri diku kanë ngjashmëri me rezultatet e intervistës së realizuar me ekspertët.

Konkluzionet Gjatë analizave të bëra me anë të metodave të hulumtimit, mundë të konkludojmë se shoqëria jonë nuk i kushton rëndësi sa duhet mbrojtjes së privatësisë, konkretisht mbrojtjes së të dhënave personale. Në bazë të hulumtimit, qytetarët nuk janë të informuar sa duhet lidhur masat institucionale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale, e po ashtu edhe me format e ndryshme të shkeljeve abuzive që janë të mundshme çdo ditë në jetën e tyre. Gjatë hulumtimit janë evidentuar edhe informata të ndryshme që mundë të ndihmojnë në lidhje me masat që duhet marrë shoqëria jonë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale: ➢ Hipoteza e dhënë “Popullata e Kosovës është e informuar në nivelin e duhur lidhur me mbrojtjen institucionale të të dhënave personale”, nuk qëndron, mirëpo nënkupton se me një angazhim më të madhe të shoqërisë duke i kushtuar një rëndësi më të madhe kësaj çështje, gjërat do të normalizohen. ➢ Njohurit aktuale të qytetarëve të Kosovës nuk janë të mjaftueshme për një mbrojtje solide të të dhënave personale duke ditur se sa i shpejtë është zhvillimi i Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit, përjashtuar një pjesë të zyrtarëve që punojnë nëpër institucione ku trajnimet adekuate nuk mungojnë. ➢ Shoqëria jonë nuk është duke bërë aq sa duhet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në përgjithësi. Duhet theksuar se në kohët e fundit është vërejte një angazhim më i madhe i shoqërisë në këtë drejtim. ➢ Edhe përkundër se shumica e qytetarëve nuk janë të njoftuar mirë me masat dhe dënimet aktuale të legjislacionit në fuqi, ata nuk hezitojnë që të kërkojnë ashpërsimin e tyre gjithnjë në rolin preventiv të tyre duke marrë parasysh edhe legjislacionet e vendeve të zhvilluara dhe me më shumë përvojë nga ky aspekt.

49

PUNIM DIPLOME

➢ Shumica e qytetarëve nuk kanë qenë pjesë e ndonjë hulumtimi lidhur me shkeljet e privatësisë, por nuk duhet anashkaluar se pjesa më e madhe e këtyre shkeljeve nuk raportohen edhe përkundër pasojave. Një pjesë e madhe e shkeljeve edhe nuk kuptohen fare dhe kalojnë duke përfunduar si të pa hetuara.

Rekomandimet Duke u bazuar në rezultatet e hulumtimit mundë të dalim me këto rekomandime: ➢ Të ofrohet një informim më i mirë në të gjitha mediat: televizive, radiofonike, të shkruara dhe ato elektronike (internetit). Të bëhet në vazhdim përditësimi i informimit lidhur me format e reja të rreziqeve të shkeljeve të ndryshme të të dhënave. Po ashtu edhe masat dhe mjetet e ndërmarra nga institucionet lidhur me mbrojtjen që ofrohet nga to. ➢ Të ngritët vetëdijesimi i popullatës lidhur me bashkëpunimin me organet kompetente që kanë të bëjnë me hetimin, zbulimin dhe dënimin e veprave kundërligjore duke mos hezituar për të paraqitur me kohë rastet e ndryshme të këtyre shkeljeve edhe nëse ato përfundojnë me një tentativë, duke ditur se sa është e rëndësishme koha e paraqitjes kur kemi të bëjmë me një teknologji të avancuar në ditë e sotme. ➢ Të organizohen trajnime e seminare lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale nga ana e ekspertëve të agjencive me qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive në masë në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha masat e ofruara nga shoqëria jonë. ➢ Të bëhen reforma në sistemin arsimor duke futur në programet e shkollave fillore që nga klasët hershme lëndën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit duke përfshirë edhe shfrytëzimin korrekt të kësaj teknologjie në favor të mbrojtjes adekuate të privatësie. ➢ Të ecim me hap krahas vendeve të zhvilluara duke bashkëpunuar në plan ndërkombëtar lidhur me përvojat e tyre. Po ashtu duke respektuar rekomandimet e ndryshme e ratifikuar konventat e ndryshme të organizatave botërore. Legjislacioni i jonë në fuqi të inkriminojë veprat e reja antiligjore në sistemin e tyre ligjor.

50

PUNIM DIPLOME

Analiza SWOT Fuqitë:

Dobësitë:



Burime të mjaftueshme financiare;



Drejtim jo i qartë strategjik;



Institucionet;



Pajisje të vjetra;



Inkriminimi i veprave abuzive;



Mungesë bashkëpunim dhe



Motivimi;



Pajisjet të mira teknologjike.

komunikimi; •

Fonde të pamjaftueshme.

Mundësitë:

Kërcënimet:



Ndryshim politikave për informim;



Format e reja të veprimeve abuzive;



Segmente të reja në fushën e



De motivimi i qytetarëve;

bashkëpunimit qytetar-institucion;



Rënie e nivelit të vetëdijesimit.



Ngritja e njohurive personale;



Bashkëpunim ndërkombëtar.

Tabela 3, SWOT Analiza

Referencat e pyetësorit dhe intervistës AKSP, Materiali i kursit të menaxhimit të nivelit të mesëm; Berim RAMOSAJ, Menaxhmenti; Nexhmi REXHA, Si të shkruajmë një punim kërkimor.

Shtojca: ❖ Pyetësorët; ❖ Intervistat; ❖ Skema e Gantit. 51

PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” – GJILAN FAKULTETI JURIDIK MASTER: E-QEVERISJE

PYETËSOR

Gjilan, 2021

52

PUNIM DIPLOME

UDHËZIME SE SI DUHET TË PLOTËSOHET PYETËSORI Pyetësori plotësohet në mënyrë anonime. Luteni që përgjigjet tuaja të jenë të sinqerta. Ju e keni një kohë të mjaftueshme për ta plotësuar pyetësorin. Çdo pyetje e ka përgjigjen adekuate Ju duhet ta zgjidhni vetëm një përgjigje Zgjedhja e përgjigjes bëhet duke përdorur simbolet X ose √

Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj, paraprakisht ju falënderoj.

Pyetësori 1. Mosha ? 21-30 vjeç

31-40 vjeç

41-50 vjeç

51 e më shumë

2. Gjinia ? Mashkull

Femër

3. Arsimimi ? E mesme

Baçelor

Master

4 . A mendoni se duhet të mbrohen të dhënat personale?

53

PUNIM DIPLOME

Po

Jo

5 . A i jepni të dhënat tuaja personale njerëzve që nuk i njihni? Po

Jo

6. Ai jepni të dhënat tuaja personale institucioneve, nëse po cilave dhe pse ? Po

Jo

______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 7. A mendoni se ato mund të keqpërdoren? Po

Jo

Nuk e di

8. A jeni përballë ndonjëherë me shkelje të të dhënave tuaja në jetën e përditshme? Po

Jo

Nuk e di

9. A keni pranuar ndonjëherë SMS nga kompani që ju nuk i keni dhënë numrin tuaj të telefonit, nëse po cilave? Po

Jo

______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________

54

PUNIM DIPLOME

10. Kush mendoni se bëjnë shkelje më të madhe të të dhënave personale institucionet publike apo kompanitë private? Institucionet publike

Kompanitë private

11. A keni njohuri se në Kosovë ekziston Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ? Po

Jo

Nuk e di

12. A keni dëgjuar për Agjencinë për Informim dhe Privatësi ? Po

Jo

Nuk e di

13. Sa keni njohuri për masat adekuate institucionale për mbrojtjen e të dhënave? Shumë

Deri diku

Pak

Aspak

14. A jeni ankuar në ndonjë Institucion nëse ju kanë shkelur të dhënat e juaja, nëse po ku? Po

Jo

______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________

55

PUNIM DIPLOME

Intervista Emri mbiemri

____________________________

1. Cila është baza juridike ligjore që lejon, mundëson përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 2. A është Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i harmonizuar me General Data Protection Regulation (EU GDPR) ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 3. Cili është roli, mandati dhe kompetenca e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 4. A ka raste të keqpërdorimit të dhënave personale dhe cilat janë rastet më të shpeshta? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 5. A ka raste të keqpërdorimit të dhënave personale të shtetasve të huaj që jetojnë në Kosovë dhe si vepron Agjencia në këto raste ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________

56

PUNIM DIPLOME

6. A keni kërkesa për bashkëpunim me institucionet tjera apo këshilla për institucionet për mbrojnë e të dhënave personale sipas institucioneve publike apo private? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 7. A kryeni inspektime apo kontrollë në institucione apo biznese për të parë se si përpunohen të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 8.

Cilat janë rastet më të shpeshta të ankesave që ju drejtohen ju ?

______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 9. A ka raste kur vet institucionet njoftojnë Agjencinë për lëshime apo shkelje të mundshme të të dhënave personale që ata përpunojnë ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 10. A mund të transferohen të dhënat personale në shtete tjera , nëse po cilat janë procedurat që duhet ndjekur ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 11 . A janë paraparë në ligj masat që duhet të ndërmerren ndaj atyre që shkelin ligjin dhe cilat janë ato ? ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ 57

PUNIM DIPLOME

Skema e Gantit Nr

Aktivitetet

1

Caktimi i temës

2

Plani i veprimit

3

Skema Ganti

4

Konsultë me mentorin

5

Përcaktimi i Hipotezës

6

Supozimet

7

Përpilimi i pyetësorëve

8

Përpilimi i intervistave

9

Përgatitja për aktivitet

10

Shpërndarja e pyetësorëve

11

Realizimi i intervistave

12

Mbledhja e pyetësorëve

13

Analiza e pyetësorëve dhe intervistave

14

Analiza e përgjithshme e punës

15

Statistikat e hulumtimit

16

Konsultë me mentorin

17

Përmbajtja dhe hyrja

18

Përpilimi i grafikëve

19

Përpilimi dhe rishikimi i raportit

20

Konsultë me mentorin

21

Kompletimi i raportit

22

Fotokopjimi i raportit final

23

Dorëzimi i raportit

24

Rishikimi i raportit

25

Data

16.11.20 23.11.20 30.11.20

14.12.20

11.01.21

15.09.21

Tabela 4, Skema e Gant-it

58

PUNIM DIPLOME

Literatura Begeja, S. (2004). KRIMINALISTIKA (bot. i Ribotim, Vëll. i 1000). (M. Mato, Re.) Tiranë, Shqipëri: P.S.H.2015. Gjetur 12 21, 2020 bpp: Bundescentrale fur politise Bildung. (2017, 01 27). 27. Januar 1977: Das Bundesdatenschutzgesetz wird verabschiedet. Politik: Hintergrund aktuell. Bonn, Deutschland. Gjetur Shkurt 03, 2021, nga https://www.bpb.de/politik/hintergrund-aktuell/241406/bundesdatenschutzgesetz BUSINESS Jargons. (a.d.). E-Governance. (C. ©. 2021, Redaktori) Gjetur Maj 05, 2021, nga bjBUSINESSJARGONS: https://businessjargons.com/e-governance.html#google_vignette ÇABEJ, F. (2013). Mbrojtja e të dhënave persoanale. (D. e. Jashtë, Re.) Përmbledhëse ligjore e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale, f. 3. Gjetur Janar 5, 2021, nga https://www.idp.al/wpcontent/uploads/2016/11/permbledhese_ligjore_e_perditesuar_2013_563_1.pdf Deakin, A. (2017, July 01). A History of Data Protection. GDPR Timeline. London, New York, Sydney, United Kingdom, North America, Australia. Gjetur Mars 17, 2021, nga GDPR Timeline Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. (2012, Gusht 01). UDHËZIMI ADMINISTRATIV 04/2012. INTRANET KOSOVO POLICE. Gjetur Maj 17, 2021, nga https://www.kosovopolice.com/wpcontent/uploads/2021/02/UDH%C3%8BZIMI-ADMINISTRATIV-Nr.-04-2012-P%C3%8BRSTANDARDET-DHE-METODAT-P%C3%8BR-MBLEDHJEN-RUAJTJEN-P%C3%8BRDORIMIN-DHEFSHIRJEN-E-T%C3%8B-D.pdf European Data Protection Supervisor. (2018, Maj 25). The History of the General Data Protection Regulation. Gjetur Mars 29, 2021, nga https://edps.europa.eu/data-protection/dataprotection/legislation/history-general-data-protection-regulation_en Evropian, K. (2010, 11 09). KOMUNIKATË NGA KOMISIONI PËR PARLAMENTIN DHE KËSHILLIN EVROPIAN. Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2010-2011 . Bruksel, Belgjikë. Gjetur 12 27, 2020, nga https://www.mei-ks.net/repository/docs/strategy_paper_2010_alb.pdf Evropian, T. F. (2013, Shkurt 1). Material diskutimi për mbrojtjen e të dhënave personale1. Prishtinë, Kosovë. Gjetur Janar 05, 2021, nga http://www.meiks.net/repository/docs/Material_Diskutues_Mbrojtja_e_te_Dhenave.pdf FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS. (2021). indekx -FSK. Gjetur Maj 25, 2021, nga Manuali për aplikim online: https://rekrutimi.fsk-rks.org/ManualDocs/7c7fc13b-736d-4c0b-b6c9210580d8a1ee11.1.2021.pdf Gazeta Sinjali. (10 Shtator 2020). Hartohet Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Sinjali, 01. Gjetur 06 09, 2021, nga https://sinjali.com/hartohet-projektligji-per-sherbimin-korrektues-tekosoves/ GDPR, G. D. (2010, 11 9). Rregullorja e përgjithshme e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Bruksel, Belgjikë. Gjetur Dhjetor 21, 2019, nga https://www.idp.al/wp-content/uploads/2019/02/trifold_gdpr.pdf 59

PUNIM DIPLOME IGI Global, PUBLISHERof TIMELY KNOWLEDGE. (a.d.). What is E-Governance. Gjetur Maj 07, 2021, nga https://www.igi-global.com/dictionary/cyber-capability-framework/8702 INPLP - International Network of Privacy Law Professionals. (2018, 06 01). A brief history of data protection: How did it all start? Vienna, Austria. Gjetur Maj 25, 2021, nga https://inplp.com/latest-news/article/a-brief-history-of-data-protection-how-did-it-all-start/ Intersoft Consulting. (a.d.). GDPR Personal Data. (General Data Protection Regulation (GDPR)). Gjetur Maj 28, 2021, nga https://gdpr-info.eu/issues/personal-data/ Jashari, D. (2018). Mbrojtja e të dhënave personale. Prishtinë: UBT, Prishtinë. Gjetur Shkurt 07, 2021 Kosovës, K. i. (2010). LIGJI NR. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 70 / 31 MAJ 2010, 12. Gjetur Dhjetor 23, 2020, nga https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2676 Kosovës, K. i. (2019, Shkurt 25). LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 25 SHKURT 2019, PRISHTINË, 1-35. Gjetur Janar 11, 2021, nga https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18616 Kosovës, K. i. (25 Shkurt 2021). LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 25 SHKURT 2019, PRISHTINË, 1-35. Gjetur Janar 11, 2021, nga https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18616 Kosovës, P. e. (2015, 12 01). Trajnim mbi mbrojtjen e të dhënave personale me prokurorët e shtetit. Prishtinë, Kosovë. Gjetur Dhjetor 23, 2020, nga https://aip.rks-gov.net/lajme/25/Arkive/p17 Kosovës, P. e. (2015, 12 01). Trajnim mbi mbrojtjen e të dhënave personale me prokurorët e shtetit. Prishtinë, Kosovë. Gjetur Dhjetor 23, 2020, nga https://aip.rks-gov.net/lajme/25/Arkive/p17 KOSOVO POLICE. (2020). Lansohet Aplikacioni "Lajmëro Policinë". Mbrojtësi, 20. Gjetur Janar 17, 2021 Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2012, Mars 02). LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 04 / 19 MARS 2012, PRISHTINË, 01. Gjetur Mars 21, 2021, nga https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2021/03/LIGJI_NR._04_L076_PËR_POLICINË_2-mars-2012.pdf Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2018). LIGJI NR. 04/L-149 PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE PENALE. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 31 / 28 GUSHT 2013, PRISHTINË, 3. Gjetur Prill 17, 2021, nga https://shkk.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/LIGJI%20NR.%2004L149%20P%C3%8BR%20EKZEKUTIMIN%20E%20SANKSIONEVE%20PENALE.pdf LITERAL MEDIA. (10 Shtator 2020). Shërbimi Korrektues me Projektligjin e ri parashihet të jetë Agjencion Ekzekutiv. Literal Media, 01. Gjetur Qershor 2021, 2021, nga https://literal.media/sherbimikorrektues-me-projektligjin-e-ri-parashihet-te-jete-agjencion-ekzekutiv/126262 LK SHIELDS. (2017, September 19). Introduction to the General Data Protection Regulation. Dablin, Republic of Ireland. Gjetur Mars 09, 2021, nga https://www.lkshields.ie/newsinsights/publication/background-and-introduction-to-the-general-data-protection-regulation

60

PUNIM DIPLOME Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes. (2019, 04 01). RREGULLORE (MM) NR. 11/2019 PËR TË DHËNAT PERSONALE DHE DOSJEN E PERSONELIT NË MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS. Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës. Gjetur Qershor 01, 2021, nga RREGULLORE (MM) NR. 11/2019 PËR TË DHËNAT PERSONALE DHE DOSJEN E PERSONELIT NË MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS: https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=24563 Ministria e drejtësisë. (2017, Qershor 05). UDHËZIM ADMINISTRATIV MD-NR.02/2017, PËR FSHEHTËSINË E INFORMACIONEVE, DHËNIEN DHE ZBULIMIN E TYRE SI DHE UDHËZIME PËR MEDIAT PËR PUBLICITETIN E PUNËS SË SHËRBIMIT KORREKTUES DHE SHËRBIMIT SPROVUES. Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës. Gjetur Prill 07, 2021, nga https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=14902 Nebiu, P. (2020, Prill 04). DATA BAZA PËR E-QEVERISJE (DB E GOV). Gjilan, Kosovë. Gjetur 03 21, 2021 Policia e Kosovës. (a.d.). Kosovo Police (XX). Gjetur Maj 09, 2021, nga Shërbimet: https://www.kosovopolice.com/ PORTALI SHTETËROR. (2021). Siguria. Gjetur Maj 21, 2021, nga Forca e sigurisë së Kosovës: https://www.rks-gov.net/AL/f254/siguria/forca-e-sigurise-se-kosoves Shabani, M. (2015, Tetor). E-Qeverisja - Sfidat dhe zhvillimet në Republikën e Kosovës. Tiranë, Shqipëri. Gjetur Maj 03, 2021, nga https://uet.edu.al/images/doktoratura/lulzim_shabani.pdf Shërbimi Korrektues i Kosovës. (2018). Gjetur Maj 29, 2021, nga Historiku: https://shkk.rksgov.net/shkk/480/historiku/480 STRATEGJIA:2018-2020. (2018, 01 01). MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE. Gjetur dHJETOR 25, 2020, nga https://www.idp.al/wpcontent/uploads/2018/02/Strategjia_per_te_Drejten_e_Informimit_dhe_Mbrojtjen_e_te_Dhen ave_Personale.pdf Sulaj, A. (2020, 06 24). Anadolu Agancy. Gjetur Prill 19, 2021, nga BALLKANI: https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/kosov%C3%AB-lansohet-aplikacioni-lajm%C3%ABropolicin%C3%AB-q%C3%AB-leht%C3%ABson-raportimin-e-rasteve-p%C3%ABrqytetar%C3%ABt/1888613 United Nations. (2020, July 10). E-Government,. New York, NY 10017, USA. Gjetur 03 27, 2021, nga https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/about/unegovdd-framework Veton VULA - Mesut ADEMI. (2018). Krimi kompjuterik (bot. i Botimi i dytë). Prishtinë, Kosovë: Kolegji AAB - Prishtinë. Gjetur 12 23, 2020

61

PUNIM DIPLOME

62

Data Loading...